00:17 | 19/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Protestat e opozitës, Musai: Qeveria është përqendruar në një grusht oligarkësh, lidhje mes krimit dhe politikës

08:37 | 28/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kulturë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Protestat e opozitës, Musai: Qeveria është përqendruar në një grusht oligarkësh, lidhje mes krimit dhe politikës

Mbrëmjen e kësaj të hëne në emisionin “Natë me Xhaxhiun” ka qenë i ftuar drejtori i gazetës “Telegraf” Ëngjëll Musai, i cili ka folur për aktualitetin politik në Shqipëri pas protestave të opozitës.

Musai foli mbi protestat e opozitës dhe mbi të drejtën e qytetarëve për të protestuar, duke thënë se më shumë se 4 mijë biznese janë mbyllur.

Sipas tij qeveria është përqendruar në një grup oligarkësh që po iu marrin çdo gjë qytetarëve, duke rënduar ndjeshëm kushtet e tyre ekonimike.

“Pyetja madhore që po bëhet kohët e fundit është se nëse ishte apo jo protesta e radhës e opozitës madhështore. Mirëpo ajo çka duhet të vëmë re me vëmendje ne është se: A jemi ne në gjendje t’iu themi shqiptarëve që “Jo, mos protestoni”, “Ju mos dilni në protestë sepse gjendja është shumë e mirë”.

A jemi ne në këto kushte? Dhe përgjigja është “JO”, kjo sepse për hir të vërtetës fakti është që situata është shumë e rëndë. është shumë e rëndë situata ekonomike në radhë të parë, është shumë e rëndë në aspektin social.

Është shumë e rëndë përsa i përket krimit në radhë të parë, përsa i përket korrupsionit, përsa i përket atyre oligarkëve të cilët nuk po lënë dhe majën e gjilpërës të bjerë në tokë.

4 mijë e ca biznese të vogla janë mbyllur, por pse ka ndodhur një gjë e tillë?

Kjo sepse politika e kësaj qeveri është e tillë që biznesin e mesëm dhe biznesin e vogël po i gropos. Por biznesi i vogël dhe biznesi i mesëm është ai që prodhonë vende pune, është ai që ushqen, që prodhon të ardhura.

Por qeveria janë përqëndruar në një grup oligarkësh të cilët i marrin edhe ushqimet, edhe pasurinë, edhe pronat, edhe ilaçet, edhe shëndetsinë, edhe shkollat, edhe studimet jashtë.

Por ç’janë këta oligarkë? Sepse kur iu shohim CV-në e tyre na dalin informacione pastaj që paska qenë i dënuar për krime, për prostitucione, paska qenë i arratisur këtu, paska qenë për vrasje këtu.

Atëherë llogjika është që këta oligarkë kanë ardhur në pushtet me para të drogës, krimit kondrabandës, hashashit dhe kokainës dhe me paratë e tyre kanë investuar tek politikanët dhe i bënë deputet.

Kjo është arsyeja se pse në shumicën e dosjeve që kanë faktori ndërkombetar gjerman dhe belg, që kanë lidhje të drejtëpërdrejta midis politikanëve dhe drejtuesve të pushtetit qëndror dhe lokal me kriminel, të cilët kanë investuar duke i bërë këta të fundit deputet.

Këta oligarkët nuk kanë veçori të veçanta dhe nuk janë talente që të mund të bëhen miliarder brenda natës. Duan të marrin bizneset, duan edhe të pastrojnë paratë dhe pasi vijnë në pushtet deputetët e ndihmuar nga këto banda kriminale na bëjnë ligje, bëjnë ligje të cilat do tju vijnë në ndihmë këtyre bandave dhe t’i shpërblejnë ata të cilët i sollën në ato karrige”, u shpreh Musaj.

Etiketa: Engjëll Musaj
Pas

Ç’po ndodh në Veri të Kosovës? Ndalohen 30 persona mes tyre policë, serbët në gjendje gadishmërie

Para

E rëndë/ Agresori sulmon me thikë nxënësit në autobuz, shënohen tre viktima

Para
E rëndë/ Agresori sulmon me thikë nxënësit në autobuz, shënohen tre viktima

E rëndë/ Agresori sulmon me thikë nxënësit në autobuz, shënohen tre viktima

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mbi 100 të vdekur në Gaza, intensifikohen sulmet izraelite në Khan Yunis

Sekretari i Thesarit të SHBA: Negociatat për tarifat sjellin marrëveshje rajonale

Shpërthim në Kaliforni/ Një i vdekur dhe katër të plagosur jashtë një klinike

Gjykatësi anglez, shqiptarëve të kapur në ‘shtëpi bari’: Është një histori që e dëgjoj çdo javë, ju lani borxhet ndërsa trafikatët fitojnë (EMRAT)

Tarifat doganore të Trump/ Meloni pret Vance dhe Von der Leyen: Roli i Italisë është të ndihmojë dialogun mes SHBA-së dhe BE-së

Mesazhi i Putinit për Donald Trump një ditë para telefonatës: SHBA-të duhet të respektojnë interesat e Rusisë

Tragjedi në Roskovec/Shembet muri i një banese, humb jetën vajza 4-vjeçare

Sulmet izraelite vrasin të paktën 100 persona në Gazë, kërkohet armëpushim

Turistët e huaj “kthehen” në artizanë, Gjirokastra rikthen vlerat e trashëgimisë përmes duarve të vizitorëve

Fier/Humb jetën punëtori në kantierin pa leje, Prokuroria çon në gjyq ndërtuesin dhe dy zyrtarë të IMT-së

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.