Deputeti i LSI-së Edmond Panariti i ftuar në studion e lajmeve në Fax News foli mbi organizmin e protestave që do të zhvillojë opozita.
Më tej Panariti theksoi se nuk synohet vetëm rrëzimi i një njeriu, por përmbysja e një sistemi që po përqëndron pasurinë e shqiptarëve në pak duar.
“Nuk ka më rrugë tjetër opozita përveç asaj të protestave! Gjithë kjo pakënaqësi nuk është vetëm tek studentët, por tek të gjitha shtresat si tek minatorët, naftëtarët etj. Kjo është një protestë që nuk ka të bëjë me një individ, por me përmbysjen e një sistemi oligarkik që ka në interes që zotërojnë mbi 70 % të pasuririsë së vendit. Rreth 70% e pasurisë së vendit ndodhet në 10-20 veta. Kjo nuk ka të bëjë me largimin e një personi, por me largimin e një sistemi. Kemi abuzime të jashtëzakosnhme. Ka një proces të madh hetimmor për të verifikuar thellësinë e këtij abuzimi të madh. Të gjitha këto kontrata me oligarkët janë një barrë për qytetarët shqiptarë.”- tha ai.
Panariti u shpreh se tashmë opozita nuk ka rrugë tjetër veç asaj të protestave, pasi pakënaqësia popullore është rritur ndjeshëm dhe opozita duhet ti udhëheqë këto revolta.
“Është një hap i përgjegjshëm i opozitës që të udheheqë protesta popullore. Rruga që mbetet është protesta e madhe e shkurtit. Opozita ka bërë detyrën duhet të drejtojë dhe të udheheqë revoltën popullore, përballë abuzimit të madh të pushtetit. Synojmë përmbysjen e këtij sistemi. Duhet të vendosim balanca të reja në shpërndarjen e pasurisë kombëtare.”- tha Panariti.
Panariti shpjegoi se është e nevojshme krijimi i një qeverie tranzitore, pasi nuk mund ti besojnë qeverisë aktuale se do të zhvillojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Qeveria aktuale nuk është e interesuar që kjo situatë do të ndryshojë dhe nuk kemi besim pasi kjo qeveri nuk do të organizoje zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk mund të besojmë organizimin e zgjdhjeve të lira me këtë qeveri, prandaj synojmë qeveri tranzitore dhe pastaj zhvillimin e zgjedhjeve të pranueshme dhe të pakontestueshme nga palët.”- u shpreh Panariti.
(M.Q/Faxweb.al)