Deputetja e Partisë Socialiste ishte e sot e ftuar në studion e lajmeve të Fax Neës ku ka folur për situatën politike aktuale në vend.
E pyetur nga gazetarja , se si është të punosh pa opozitën Mesi është shprehur se janë në pritje të plotësimit të vakancave në Kuvent me deputetët e rinj do të miratojnë ligje të rëndësishme.
“Shpresoj që Parlamenti të kthehet në vendin ku partitë politike të debatojnë, kuvendojnë dhe shpalosin platformat që të bëhet më e mira për shqipërinë. Po presim që të plotësohen vakancat që lanë ish-deputetët, jemi në pritje të betimit të deputetë të rinj për të arritur një normalitet si dhe për të arritur shumicën e cilësuar. Pasi kjo shumicë na duhet të për të votuar ligje të rëndësishme siç është Reforma në Drejtësi”.
Më tej Mesi është shprehur se drejtësia e re do të ngrihet dhe të gjithë ata deputetë ose is-deputetë kanë shkelur ligjin të paktën një herë do u duhet të të kenë frikë.
‘Drejësia e re do të ngrihet, duhet ta ketë frikë cdo politikan qoftë edhe njëherë”
Në lidhje me protestat e opozitës deputetja e PS është shprehur se është shumë normale që të ketë protesta në një venddemokratik ndryshe nuk do quhej i tillë. Gjithashtu ajo ka shtuar se këto protesta po na rrezikojnë integrimin në Bashkimin Europian.
“Protestat e opozitës janë legjitime pasi janë shumë të rëndësishme dhe normale në vendet demokratike. Jemi përpara pritjes së përgjigjies për në Bashkimin Europian por fakti që nuk kemi opozitën në Parlament, kjo na rrezikon integrimin në Bashkimin Europian”- u shpreh më tej Senida Mesi.