15:15 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Protestat e Studentëve/ Flet pedagogu Arlind Qori: Shkolla vijon të përgatisë të papunë

18:42 | 26/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Protestat e Studentëve/ Flet pedagogu Arlind Qori: Shkolla vijon të përgatisë të papunë

Pedagogu dhe aktivisti Arlind Qori, ishte i ftuar në studion e lajmeve të Fax News, ka folur për Paktin për Universitetit.

Sipas Qorit, Pakti për Universitetin ka dështuar pasi kërkesat e studentëve nuk janë plotësuar.

“Nëse studentët do ta kishin pranuar paktin nuk do kishin filluar protestat. Qeveria ka vendosur që ulja e tarifës të  prekë vetëm studentët e bachelorit. Qeveria nuk i konsideron studentët e masterit si pjesë të kurrikulës sepse studimet e masterit nuk mbulohen nga qeveria. TarIfat e masterit arrijnë mbi një milionë lekë, politika qeveritare nuk subvensionon studentët e masterit”.

Më tej Arlind Qori ka komentuar edhe protestat e studentëve të cilat i ka konsideruar shumë të rëndësishme për demokracinë dhe sipas tij, këto protesta tronditën qeverinë.

Por pavarësisht protestave nuk ka ndryshuar asgjë dhe sipas tij jemi në të njëjtat kushte që ishim.

“Protesta e studentëve tronditi mbarë politikën, sepse qeveria u vu me shpatulla pas murit. Qeveria u përpoq të çajë protestat e studentëve dhe ia doli.

Studentët kanë kërkuar ulje të tarifave në çdo nivel, studentët me nota të ulëta janë ata që punojnë, këta studentë i diskriminojnë më shumë. Ata vazhdojnë të jenë sërish pa të drejta sepse vendimet merren nga administratat e Universiteteve të cilët kontrollohen nga qeveria.

Qeveria nuk ka premtuar uljen e tarifave të masterit, nuk ka premtuar vendimarjen e studenteve apo shfuqizimin e ligjit të arsimit të lartë, partitë politike kanë inters të kontrollojnë jetën universitare, nëse bën këtë është duke i hapur gropën vetes sepse vetëm kjo gjë nuk është e mundur pasi ata janë inteligjent”.

Më tej ai ka shtuar se sot arsimimi në Shqipëri vazhdon të jetë luks.

“Arsimimi në Shqipëri vazhdon të jetë luks, vazhon që shkolla të përgatis të papunë, pasi qeveria kërkon të përgatisë studentë të përshtasë kurrikulat me tregun e punës ndërkohë që tregu i punës është inekzistent. Pasi punët që ofrohen në treg janë call centerat të cilat nuk kanë nevojë për studentë me diplomë pasi mund të punojë kushdo”.

Qori i ka këshilluar edhe studentët të cilët janë përfshirë në fushatat partiake, të mos shpresojnë shumë për tu punësuar pasi ata nuk do mund t’u zënë vendin atyre studentëve të punësuar në administratë.

https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/2302825873330897/

 

(B.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: “Pakti për Universitetin”arlind qori
Pas

Çfarë vesi ka Xhemi Shehu? Arbana zbulon sekretin

Para

Kultivonte lëndë narkotike në ndërtesë, policia britanike arreston shqiptarin (Emer+Foto)

Para
Kultivonte lëndë narkotike në ndërtesë, policia britanike arreston shqiptarin (Emer+Foto)

Kultivonte lëndë narkotike në ndërtesë, policia britanike arreston shqiptarin (Emer+Foto)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tragjedi në Roskovec/Shembet muri i një banese, humb jetën vajza 4-vjeçare

Sulmet izraelite vrasin të paktën 100 persona në Gazë, kërkohet armëpushim

Turistët e huaj “kthehen” në artizanë, Gjirokastra rikthen vlerat e trashëgimisë përmes duarve të vizitorëve

Fier/Humb jetën punëtori në kantierin pa leje, Prokuroria çon në gjyq ndërtuesin dhe dy zyrtarë të IMT-së

Kurorëzimi i Papa Leon XIV/ Begaj takon Atin e Shenjtë: Udhëheqja juaj shpirtërore përfaqëson një zë që jep shpresë dhe unitet ndërmjet njerëzve

Asgjësohen 625 bimë kanabisi në qarkun e Shkodrës! 3 nën hetim

Çfarë thotë “AI” për fitoren e PS? Inteligjenca artificiale për zgjedhjet në Shqipëri: Ndikuan fokusi tek BE dhe përvoja

Aksident i rëndë në Prizren, humb jetën një 19 vjeçare, plagosen dy të tjerë

Diaspora/ Më shumë vota sesa zarfa? Ja si qëndron e vërteta që rrëzon dyshimet për manipulim

Shkodër/ U përplas me motomjet nga një i mitur, përfundon në spital 76-vjeçari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.