18:32 | 02/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Protestat e studentëve, policia serbe shpërndan barrikadat në 28 qytete, dhjetëra të shoqëruar

15:14 | 30/06/2025
në Kryesore, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Protestat e studentëve, policia serbe shpërndan barrikadat në 28 qytete, dhjetëra të shoqëruar

Policia serbe ndërhyri në orët e para të mëngjesit të së hënës për të shpërndarë bllokadat studentore në Beograd dhe në 27 qytete të tjera të vendit. Operacioni nisi në orën 05:00, ndërsa në shumicën e rasteve protestuesit u larguan pa rezistencë. Megjithatë, në disa zona policia përdori forcë për të rivendosur qarkullimin rrugor.

Në një rast, mjete policie të njohura si “kluba” u futën me shpejtësi drejt turmës në një nga bulevardet kryesore të Beogradit, por protestuesit arritën të largoheshin në kohë, duke shmangur incidentet e rënda.

Gjatë operacionit u shoqëruan dhjetëra persona. Studentët deklaruan se nuk do të ndalin protestat dhe bllokadat rrugore, të cilat do të organizohen në mënyrë të paparalajmëruar në pika të ndryshme të qyteteve. Përmes platformave të tyre zyrtare, ata u udhëzuan të largohen kur shfaqet policia dhe të rikthehen menjëherë pasi ajo të largohet.

Protestat nisën si reagim ndaj arrestimit të tetë studentëve të Fakultetit të Inxhinierisë, të akuzuar se “po planifikonin sulme ndaj institucioneve shtetërore dhe bllokim të infrastrukturës”. Ata janë lënë në paraburgim dhe përballen me akuzën për “veprime kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Serbisë”.

Presidenti Aleksandar Vuçiç i cilësoi bllokadat si “akte terroriste” dhe deklaroi: “I shpërndamë grupet e huliganëve shpejt dhe me efikasitet”. Ai falënderoi Rusinë për mbështetjen, duke shtuar se “Lavrov dhe Putini e dinë se kjo është përpjekje për një revolucion me ngjyra”.

Nga ana e tij, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov deklaroi se Moska po ndjek nga afër situatën dhe se “shpreson në qetësimin e trazirave në përputhje me kushtetutën dhe ligjet e vendit mik”.

Pas

Platforma e dialogut për median, Këshilli i Europës publikon rekomandimet për Shqipërinë

Para

Vrasje me snajper në SHBA, si zjarrfikësit u futën në kurth dhe më pas u ekzekutuan

Para
Vrasje me snajper në SHBA, si zjarrfikësit u futën në kurth dhe më pas u ekzekutuan

Vrasje me snajper në SHBA, si zjarrfikësit u futën në kurth dhe më pas u ekzekutuan

 



Të Fundit

Nuk iu bindën urdhrit të Policisë, përplasën 3 automjete gjatë tentativës për t’u larguar

Arrestohet autori i dyshuar i ngjarjes së “Astirit”, gjatë ndjekjes nga policia përplasi disa automjete

Tragjedi në Europë nga i nxehti ekstrem, katër të vdekur në Spanjë dhe Francë

Alarmi i inteligjencës ukrainase, Pheniani dërgon 30 mijë trupa në frontin e luftës

“Çmendet” moti në Gjermani, temperatura deri në 40 gradë, zona të tjera zbardhen nga breshri

Mesfusha e Interit shpërbëhet, një tjetër futbollist rrezikon të ikë

Ina Majko emërohet zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, shkarkohet Niko Hyka

Panik në Bllok, përfundon me aksident ndjekja policore, 4 makina të përfshira

Vizat turistike për lindje në SHBA, ambasada amerikane njofton refuzimin

Itali/ Po survejonin 2 shpërndarësit shqiptarë, karabinierët kapin në flagrancë edhe policin rrugor duke blerë kokainë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.