Pas protestës që u zhvillua pak ditë më parë, dhe bllokimit të punës së grave të stabilimentit të përpunimit të peshkut në Lezhë, arrihet marrëveshje për ngritje page.
Sipas të dhënave nga disa punonjëse të kësaj fabrike nga 7 mijë e 500 leke që merrnin në ditë tashmë do të marrin 9 mijë lekë në ditë.
Punonjësit e fabrikës “eurofish” në Lezhë, prej vitesh paguheshin me paga qesharake, ndërsa pas protestave të njëpasnjeshme arrihet një marreveshje mes punonjësve dhe administratorëve.
Nga kjo rritje e pagave pritet që të përfitojnë në total 300 punonjës.
(E.K/FAXWEB.AL)