Duke analizuar situatën politike dhe një skenar të mundshëm se çfarë mund të ndodh me zgjedhjet e 30 qershorit, avokati Genc Gjokutaj i ftuar në emisionin “360 Gradë” është shprehur se ideja e Ramës për të marrë pjesë në zgjedhje pa opozitën do të jetë dhe fundi i pushtetit të tij.
Sipas Gjokutaj, ky është një skenar i përsëritur, i ngjashëm me atë që bëri PS-ja në 1996, ndërsa i përfshirë në debat me gazetarin Kastriot Myftaraj ka lënë të nënkuptohet rënia e popullaritetit të Kryeministrit duke sjellë në kujtesë mënyrën se si ky i fundit ka mundur të shkoi në takimet e tij në rrethe.
“Është kryeministër, hyn nga hyrja kryesore e qytetit, nuk hyn nga rrugët dytësore… Në të gjitha rrethet futet nga rrugët dytësore se i del mileti. Ajo është votë e kupton apo jo.”-është shprehur Gjokutaj.
Në kundërpërgjigje të deklaratave të Myftaraj se bllokimet e format e zgjedhura të protestës së opozitës janë e gjitha një lojë për të mbushur komisariatet dhe burgjet mbi kapacitetin e tyre maksimal, Gjokutaj me ironi është shprehur se Rama është si molusp, i fortë nga jashtë, por i butë nga Brenda (duke nënkuptuar se një gjë e tillë nuk mund të ndodhte).
Pjesë nga biseda në studio:
Gjokutaj: Nëse Edi Rama do të guxojë të futet në zgjedhje me këtë konfigurim që është sot me opozitën në rrugë, ai është fundi i pushtetit të tij në të gjitha nivelet. Nuk të lejon njeri në 2019 pa opozitë. PD-ja sot për bën atë që bëri PS-ja në 1996, por që u largua në 12 të drekës nga qendrat e votimit.
Myftaraj: Nëse Rama shtyn zgjedhjet e legjitimoi djegien e mandateve.
Gjokutaj: Është kryeministër, hyn nga hyrja kryesore e qytetit, nuk hyn nga rrugët dytësore.
Myftaraj: Pozita ka këshilltarë shumë të sofistikuar në të gjitha rrethet.
Gjokutaj: Në të gjitha rrethet futet nga rrugët dytësore se i del mileti. Ajo është votë e kupton apo jo.
Myftaraj: Loja e opozitës është të mbushen komisariatet dhe burgjet mbi kapacitetin. E ka bërë Pino Çeti, aty është loja.
Gjokutaj: Po lere krahason Ramëm me pino Çetin. Ore Rama është molusp. I fortë nga jashtë dhe i butë nga brenda.