21:32 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Protestat masive të studentëve çojnë Nikollën në konvikte: Kërkojmë ndjesë nëse kemi gabuar

11:55 | 07/12/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘’Mos lejoni gojëliqtë që të përdhosin punën tuaj’’, Nikolla mbledh mësuesit për Reformën, po nis nga fushata

Minsitrja e Arsimit Lindita Nikolla gjatë një aktiviteti në Qytet Studenti, ka reaguar sërish për protestën e studentëve.

Nikolla ka deklaruar sërish se është e gatshme të dëgjojë kërkesat e studentëve dhe sipas saj duhet të behët më tepër për arsimin.

““Të jesh ministre është përgjegjësi. Kam përgjegjësinë për të kërkuar ndjesë nëse kam gabuar. Jam e gatshme të takohem kudo me studentët, por nuk është etike që unë të shkoj në shesh tek ata”, ka deklaruar Nikolla.

“Po vij nga inspektimi në disa godina. Ku do të shpenzohen 18 milion euro me kushte dhe standarde të mira. Përveç ndihmës nga partnerëve dhe buxheti i i QEVERISË Shqiptare do krijohen kushte të mira dhe Shqipëri do të behet me ligj për rininë. Kam bëre një tur me dëgjesa dhe do kërkojmë llogari sesa dhe si te gjithë aktorët kanë realizuar përgjegjësitë e tyre Arsimi cilësor mbetet sfidë dhe kemi shumë për të bërë, por feromra po jep frytet e saj”, deklaroi Nikolla.

Ajo deklaroi sërish se besoj fort se studentët kanë të drejtë. “Protestë është legjitime dhe ka qenë katalizator që të hapim dialog për arsimin e lartë. Sa janë të përputhshme kurrikulat dhe shumë çështje të tjera. Jam e gatshme dhe ky moment shërbeu për një moment të ri reflektimi nga unë e para. Studentët duhet të jenë njerëz që të dinë shumëçka që ndodh në Universitete. S’kam asnjë problem të dal të takohem në fushë as në mal, por mendoj nuk është etike që të merresh vesh në atë mënyrë. Të vendosemi ne kushte të paqta dhe për të dëgjuar njëri tjetrin e për tu parë në sy. Jam duke pritur që Këshillat Studentorë si të duan ata të sjellin përfaqësuesit e tyre dhe të diskutojmë shumëçka. Kjo nuk është tërheqje është adresim. Të zgjedhin rrugën e tyre për te qëndruar ne sheshe dhe mejdenan por duhet të fillojmë dialogun.”, theksoi ministrja.

Kujtojmë se 4 kërkesat e studentëve ishin:
1. Anulimi i VKM për tarifa shtesë.
2. Përgjysmimi i tarifës së studimit.
3. Përmirësimi i kushteve të konvikteve.
4. Bordi i Administrimit të ketë̈ numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrisë se Arsimit, duke shtuar një përfaqësues nga studentet ne bord.

Studentët e UBT-së kanë shtuar dhe disa kërkesa të tjera, që vijojnë si më poshtë:

Kërkesat e studentëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës:

1- Paisja e të gjithë studentëve me Kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018 – 2019;

2- Rritja e buxhetit për arsimin me 8% të GDP-së, buxheti për vitin 2019;

3- Reduktimi tarifës me 30% për vitin akademik 2018 – 2019;

4- Reduktimi tarifes me 50 % për vitin akademik 2019 – 2020;

5- Arsim publik falas për vitin akademik 2020 – 2021;

6- Përmirësimi i kushteve të konvikteve të Universitetit Bujqësor të Tiranës;

7- Mbështetja e aktiviteteve dhe projekteve të studentëve me një fond të veçantë, nivel fakulteti;

8- Mbështetje e studentëve për kërkime shkencore;

9- Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor;

10- Rritja nga 10% në 40% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rektor, dhe rritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%.

(M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: Monika Kryemadhi
Pas

Tentohet përçarja e studentëve: Në protestë ka policë të infiltruar dhe anëtarë të FRESSH

Para

VIDEO/ ”Po shkoj 60-vjeç dhe ky vend nuk u bë”, Robert Aliaj iu bashkohet studentëve me vajzën në krah (Fjalim elektrizues)

Para
VIDEO/ ”Po shkoj 60-vjeç dhe ky vend nuk u bë”, Robert Aliaj iu bashkohet studentëve me vajzën në krah (Fjalim elektrizues)

VIDEO/ ''Po shkoj 60-vjeç dhe ky vend nuk u bë", Robert Aliaj iu bashkohet studentëve me vajzën në krah (Fjalim elektrizues)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Drogë, armë, kriptovaluta dhe mallra të falsifikuara, Europol arreston 270 persona nga disa vende të botës

Grupi Troplini, vijon prej 4 orësh seanca për 14 të arrestuarit e operacionit “Ura”

U arrestua në mega-operacionin ‘URA’, avokati Tragaj para GJKKO: Jam rëndë psikologjikisht, dua të jem pranë familjes!

Tetë persona të plagosur nga një sulm me thikë në Hamburg të Gjermanisë, disa në gjendje të rëndë

Elbasani i jep fund stërvitjeve, Gvozdenoviç u jep një muaj pushim lojtarëve

“Diskutimet tona me ta nuk po çojnë askund”, Trump propozon vendosjen e një tarife prej 50% nga 1 qershori për mallrat e BE-së

Gjykata bllokon vendimin e Trump për të ndaluar studentët e huaj të regjistrohen në Harvard

Gjermania forcon kthimin e migrantëve të paligjshëm! DW: Shtohen kontrollet në kufi, 3000 efektivë policie, përdoren helikopterë, dronë dhe kamera të imazheve termike

U shpall non grata nga SHBA: Edhe Franca e Gjermania, sanksione ndaj Milorad Dodik

Tiranë/ Bie nga kati i 3 i hotelit në Rinas, dërgohet në spital 2-vjeçari holandez

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.