Ish-presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad është arrestuar për shkak të mbështetjes së protestave antiqeveritare në vend, shkruan gazeta Al-Quds al- Arabi, duke iu referuar burimeve në Teheran, shkruan New York Post.
Mahmoud Ahmadinejad u arrestua për komentet që ai bëri gjatë tubimit të 28 dhjetorit në qytetin perëndimor Bushehr të Iranit, njoftoi të dielën gazeta Al-Quds Al-Arabi me qendër në Londër.
Ai ishte kritik ndaj regjimit dhe presidentit Hassan Rouhani.
“Disa udhëheqës të tanishëm jetojnë të ndarë nga problemet dhe shqetësimet e popullit dhe nuk dinë asgjë për realitetin e shoqërisë”, tha Ahmadinejad, sipas raportit që përmendi “burimet në Teheran”.
Ai gjithashtu akuzoi qeverinë për “keqmenaxhim”. Lajmi i arrestimit të Ahmadinejad, i cili ishte president midis 2005 dhe 2013, erdhi pasi roja të fuqishme revolucionare të dielën, tha se tubimet kishin përfunduar dhe fajësuan për dhunën Shtetet e Bashkuara, Britaninë dhe Izraelin. (B.H/Faxweb)