Në Tufinë priten që të shemben 20 banesa por për këtë po reagojnë ashpër banorët e këtyre shtëpive.
Për “Fax News” ata kanë deklaruar se shtëpitë e tyre janë me leje dhe se po shemben kur ende nuk është shprehur gjykata.
Mirëpo e papritur ka qenë vizita e deputetit socialist atje Xhemal Qefalia. Ai ka pasur një konfrotim me drejtuesit e operacionit policor. Ai ka urdhëruar Policinë që mos të veprojë më tej dhe të ndal shembjet. Drejtuesit e përmbarimit thonë se aksioni duhet të përfundojë sot.
“Jemi 20 familje që po na tentohet të na shëmben shtëpitë. Shtëpia e fundit është ndërtuar para 25 viteve. Të gjitha janë të ndërtura me leje. Këtu nuk ka një vendim gjykatë të mirëfilltë. Do dhe 4-5 ditë që të shprehet gjykata. U ndërhy para se të dalë vendimi Ii gjykatës. Shtëpitë janë në proçes legalizmi. Më 21 nëntor del vendmimi i gjykatës. Ky shtet duhet të na mbrojë dhe jo të na përdhunoni kështu”, u shprehën më herët banorët për “Fax News”.
(E.K/Faxweb)