Ka përfunduar në këto moment mbledhja e Grupit Parlamenta të PD-së të mbajtur në selinë blu. Mbledhja u mbajt për mosbindjen civile dhe mbështetjen ndaj biznesit në protestën e tyre kundër vendosjes së TVSH-së.
Nesër nga ora 11:00-12:00 bizneset në disa zona në Tiranë duke filluar nga Tregu Elektrik, Industrial, Medreseja, ai Ushqimor dhe Çam do të ulin qepenat në shenjë proteste kundër përfshirjes në skemën e TVSH.
Protestës së tyre pritet që t’i bashkohen edhe deputetët e PD në Tiranë. Ndërkohë që është diskutuar edhe mundësia për të bllokuar rrugët në një nga ditët e kësaj jave.
Basha ka kërkuar që opozita të vazhdojë të mbështesë protestat e qytetarëve dhe bëri thirrje për protesta në të gjithë vendin.
Kujtojmë që LSI nuk ka marrë në mbledhje.
Kujtojmë që ditën e enjte opozita e bashkuar mbajti një tubim, duke bllokuar 4 akset kryesore të vendit në Vorë, Milot, Bradashesh dhe Çermë. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post