Shkrirja e Gjykatës së Lushnjes dhe transferimi i 2000 dosjeve në gjykatën e Fierit ka sjellë reagimin e dhomës së avokatëve në Fier. Kreu i Dhomës së Avokatisë në Fier Ermal Hamataj në një prononcim për mediat është shprehur se shkrirja e gjykatës së Lushnjes dhe transferimi i çështjeve në Fier do të sjellë kaos.
Janë rreth 2000 dosje të qytetarëve të Lushnjes të cilat do të gjykohen tashmë në gjykatën e Fierit, dhe sipas Hamatajt, kostot bien mbi xhepat e qytetarëve pasi do të zgjasi koha e gjykimit të çështjeve duke shkuar edhe në dy vjet.
“Protestat e avokateve ranë në vesh të shurdher”, tha Hamataj dhe sot jemi në situatën që nëse qytetarët ankoheshin se vonesat për një gjykim civil në shkalle të parë shkonin nga 7 muaj deri në një vit , tashmë do të kenë një kohëzgjatje deri në dy vjet.
“Kaosi do të përfshijë edhe Prokurorinë e Fierit”, është shprehur edhe avokati Ervis Goxhaj, i cili ka argumentuar faktin e një situate të vështirë për shqyrtimin e çështjeve si pasojë e një numri të reduktuar në gati 30-40 % të numrit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Si zgjidhje të një të ardhme të afërt avokati Goxhaj ka sygjeruar shkurtimin e afateve të studimit për magjistratët e rinj (nëse një magjistrati i duhen tre vjet për të marrë titullin, të reduktohet për një vit praktika kualifikuese duke u futur direkt në sistemin gjyqësor).