Dega e Partisë Demokratike në Fier ka organizuar një protestë krejt të papritur në këtë qytet, ku shumë qytetarë kanë dalë përpara Prefekturës dhe me thirrjet “Rama ik”, kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe krijimin e një qeverie tranzitore.
Gjatë protestës u bënë thirrje për bashkimin e qytetarëve deri në rrëzimin e qeverisë së drejtuar nga Edi Rama si dhe deklaruan se është në dorën e popullit të vendos se kush do ti qeveris.
Protesta e ditës së sotme ishte jashtë axhende dhe tregon se opozita ka nisur një tjetër formë reagimi ndaj qeverisë deri në protestën e madhe që pritet të zhvillohet në mesin e këtij muaji dhe që Basha e ka paralajmëruar si ditën kur Rama do të ikë me çdo kusht nga drejtimi i qeverisë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post