Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka u shpreh se protesta kombëtare e opozitës ditën e djeshme, 7 tetor, ishte një nga më të mirat që opozita ka organizuar ndonjëherë.
Në një intervistë me moderatorin Albi Rakip në Fax News, Ndoka tha protesta të tilla e frikësojnë kryeministrin Rama, dhe kauza që shkakton e godet qeverinë.
“Sipas mendimit tim, ishte protestë në një nga më të mirat që ka organizuar opozit. I kaloi pritshmëritë e mija për faktin që do të ishte një protestë e fortë dhe ndryshe prej tjerave. Unë nuk them që me një protestë do e rrëzojmë qeverinë, por them se me një protestë do e godasim qeverinë dhe kokën e tij, Edi Ramë. Nëse marrim historinë e kauzave, ato fitohen me qëndresë dhe mosbindje . Rama bllokoi në parlament hetimet e tij nëpërmjet nëpërmjet komisioneve parlamentare, duke shlek kushtetutën, ligjin për për komisionet hetimore, duke shkel rregulloren e Kuvendit. Njerëzit dolën në protestë jo vetëm për një qeveri teknike por dhe për problemet e tyre.
Kjo e frikëson Ramën sepse protesta ka një kosto. Çdo qytetar që del në rrugë, shkaku është Edi Rama, është autokracia e tij dhe dhuna që ai u bën institucioneve” tha Ndoka.