Banorët e Manzës në Durrës kundërshtojnë varrimin e një shtetasi të komunitetit Iranian.
Ata shprehen se komuniteti i muxhahedinëve të kërkojë një hapësirë diku tjetër, pasi hapësira ekzistuese nuk mjafton as për banorët e fshatit.
Banorët shprehen se ndërsa familjet e tyre nuk kanë ujë të pijshëm, komunitetit të opozitës iraniane iu është garantuar 24 orë furnizim me ujë.
‘’Ata kanë pronën e tyre që kanë blerë, le të ndërtojnë aty varrezat. Ne kemi nënat, baballarët, vendi është shumë i kufizum, varret tona mos të përzihen me varret e tyre. Ato janë komunitet, le të kenë vendin e tyre”, shprehet një prej protestuesve.
Nga ana tjetër edhe përfaqësuesit e komunitetit iranian, kanë kërkuar ndihmën e ‘’Fax News’’ që kjo çështje të zgjidhet.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post