Prof. asoc. dr. Belina Budini
Kam ardhur këtu pa asnjë ngurrim, jam përgjigjur ftesës së PD pa asnjë kompleks, në pozita të lira për të qenë këtu. Duke qenë se në auditorë kemi presion të vazhdueshëm jo nga cfarë flitet por nga studentët për tu angazhuar, për të marrë pjesë, për të mbështeur ato kauza që i gjykojnë të drejta, ku më tepër se në këtë agorë, tempull, hapësirë lirie mud ta bësh me efikasitet. Ndaj i jam përgjigjur presionit të studentëve për të qenë këtu dhe jam shumë e nderuar.
Atmosfera është ngjitëse e tani që jam këtu e kuptoj, se këtë atmosferë e keni përcjellë edhe jashtë kësaj cadre.
Studentët më thinë që duan të gjejnë forma për ta mbëshetur që u flet atre jo pnga pozitat politike, por shoqërore e sociale se kanë ndjeshmëri të larta për të drjtat dhe liritë etyre.
Shumë prej studentëve i shoh këtu, janë të angazhuar, format janë nga më të larmishmet, meqenëse unë jam e fushës së komunikimit, shumë prej formave ne i mësojmë, trajnojmë, edukojmë studentët tanë që në auditore për të përmbushur qëllimet e tyre qytetare, civile, se kauza që na ka sjellë këtu është e një rëndësie të madhe morale para se të jetë partiake.
Ne kemi auditore ku mund të shprehemi e të deklarojmë mbështjen tonë e të bëjnë analzia, auditore mediatike, me studentë, ky është një auditor që nuk duhet të ketë kompleksin për t;ju bashkuar askush, asnjë zë publik, partiak ose jo, dakord me linjën partiake ose jo, sepse ka të bëjë me konceptimi që kam trajtuar në shkrimet emia, me thyerjen ose ndërprerjen e një spiraleje hedhtje që ne këtu nuk e ndjejmë, po jashtë, ku jeni, në institucionet, jam e sigurt që e keni ndjerë e ne nuk vijmë këtu fitojmë një beteje të vogël me veten, se thyejmë zonën e rehatit, të qetësisë, në gjuhën akademike thuhet se mbyllemi në kullën tonë të fildishtë e vegjetojmë, në fakt nuk është kështu dhe roli i një pedagogu është të artikulojë e të mbështesë kauza të rëndësishme që I përkasin gjithë shoqerisë, publikut.
Unë dua të shoh si platformë komunikimi këtë cadër, është një platformë komunikimi që nuk i shërben arkitekturës së PD, as promovimit të liderit dhe politikës, ose narrativës së ditë, na shërben të gjithëve.
Është nga ato platfoma vetëshprehëse që mund ti përdorin të gjithë ata që nuk kanë askses te media, te qendra, është e përshtatshme përt tiu bashkuar edhe ata që nuk gjejnë hapësira të shprehen, dhe ju jeni ndër ta dhe ne jemi ndër ta.
Kjo platformë komunikimi shëbrben për të kryer edhe disa funksione që ne ia njohm shoqerisë civile, gripeve të presionit, kemi mundësi të shprehemi dhe pa u rreshtuar por duke shqendërzuar atë që është pushtet qendor, jemi përkarshi ndërtesës së qeverisë dhe qeveria dhe shumica ei ka të gjitha mjetet, rrugët për të qenë e pranishme, territor, medime e forume, ajo që mungon është hapësira e krijuar për të tjerët që janë përfytyruar gabimisht mendoj si pakicë, unë mendoj që nuk jemi pakicë. Ne përbëjmë shumicën që ndoshta është supozuar si e heshtur deri më sot dhe kjo është një mundësi për të deklaruar se nuk është e heshtur.
Kur diskutojmë në forumet tona dhe jemi të pranishme në debate kemi hasur me tentativën për ta parë si periferike PD dhe eksponentet për ta trajtuar me arrogancën që karakterizon pushtetin sit ë dobët, si anemike.
Nëse ata e bëjnë këtë gjë e njerëzit nuk e kundërshtojnë kjo përfundon si profeciu vetëpërmushëse, e kjo ngritje është të deklarojë të kudnërtën, jo zëri është i fuqishëm dhe jo vetëm PD por edhe njerëzit pranë saj janë flukse që rezolojnë shumë me shoqërinë, kanë influecnë dhe janë potencë e madhe që duhet shprehur dhe shpërfaqur.
Ne format e komunikimit i kemi të natyrës demokratike dhe sot jemi në një forum demokratik, në një vend ku proetsta është anoramle, duhet te ishte normale, kjo është protestë anormale, se nuk luhet me rregulla loje dhe kauza e zgjedhjeve të lira është një kauzë që në një vend normal nuk do gjente vend por gjen vend këtu se vendi është anormal.
Qeveria dhe shumica synojnë të bëjnë edhe vetë rolin e opozitës, ta kafshojnë opozitën, zërin opozitar, jo vetëm për opozitën politike, gati të na bëjnë të besojmë se ata janë edhe pozita edhe opozita, si kanë inkorporuar në godinë e tyre të pushtetit edhe kulturën.
Hapësirat ne i shohim të ndara strukturalisht dhe në një hapësirë pushteti nuk ka vend për uzurpim, manipulim dhe propagandë dhe kur e bën një institucion qendror ky është rrezik, rrezik për demokracinë, që i kemi provuar dhe dëshmuar, ndaj dhe kjo dëshmi që bën cadra, duheni falenderuar për durimin, duket se do vazhdojë deri sa rezonanca të bëhet e plotë dhe të detyrohet ta konsiderojnë opozitën, zërat opozitarë, zërat që shumë shpejt mund të tregojnë që janë shumicë përkundër asaj që e kanë besuar.