Punëtorët e kompanive nënkontraktuese që u morën me ndërtimin e Bypass-it të Fierit dhe Vlorës, kanë ardhur në Tiranë dhe po protestojnë para ARRSH-së.
Protestuesit kërkojnë pagat e prapambetura nga puna e tyre. Është hera e gjashtë që punëtorët e Bypass-it dalin në protestë. Pak ditë më parë ata paralajmëruan se do vinin në Tiranë për të protestuar.
Ata kërkojnë rrogat dhe një marrëveshje me ministrin e Energjisë, Damian Gjiknuri. Protestuesit janë shprehur se nëse nuk gjejnë zgjidhje atëherë do t’i drejtohen Kryeministrin Rama.
(F.G/Faxweb)
Discussion about this post