Qytetarët kanë zhvilluar një protestë popullore përballë Kryeministrisë, e cila ishte paralajmëruar sot pasdite.
Shumë qytetarë janë mbledhur përpara zyrës së Ramës, të cilët tubojnë për shumë shkaqe duke nisur nga varfëria, papunësia, padrejtësitë dhe jo vetëm.
Një protestues theksoi për “Fax News” se ndodhet në tubim për disa shkaqe: së pari për Minishengenin Ballkanik, banorët e Unazës dhe Shkozës, si dhe ata që janë prekur nga tërmeti.
I riu lëshon thirrje ndaj qytetarëve shqiptarë, duke thënë se duhet të mblidhemi që të gjithë për të drejtat tona pasi sipas tij, qëllimi i politikanëve është ikja nga vendi jonë.
Disa qytetarë të tjerë kanë dalë me pankarta në duar, ndërkohë një tjetër zgjodhi si simbol flamurin shqiptar.
Raportohet se në protestë ndodhen edhe banorët e “Astirit” të cilët kërkojnë të drejtat e tyre për banesat e shembura.