Aktivistë të shoqërisë civile dhe ambientalistët po zhvillojnë një protestë për ndërtimin e kullave tek Liqeni Artificial.
Sipas tyre deri në momentin që ato ishin në proces gjyqësor, nuk mendonin dot se gjykatat do të dilnin mbi shkencën, mbi vendimin e ekspertëve të digës.
“Nën digë nuk mund të ndërtohet. Janë dhjetra hidroteknikë që mendojnë kështu. Këtu vendosin së çfarë duan kryebashkiaku, kryeministri, por ato kanë të drejtën legjitime që të ankimojnë këtë vendim. Nuk mund të biem dakord, pasi kjo është shumë rëndë. Tirana është bërë më e dendur se Hong- Kongu është e tmerrshme, po na zënë diellin.Edhe këta autoritetet që na fshihen pas disa vendimeve shpesh herë bien ndesh me interesat e kombit.” u shpreh ambjentalisti Sazan Guri.
Discussion about this post