Në kohën kur Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla po prezanton sistemin e ri të mësimdhënies nëpër shkollat 9-vjeçare “3 lëndë në 6 orë”, studentët e Fakultetit të Shkencave Mjekësore kanë vendosur të bojkotojnë mësimin.
Studentët po protestojnë në ambientet e jashtme të Fakultetit dhe kanë bllokuar hyrjen e fakultetit. Ata pretendojnë se heqja e sezonit para diplomimit po iu djeg vitet e shkollës.
“Po na detyrojnë të paguajmë tarifën e shkollimit. Heqja e sezonit, djeg diplomimin për këtë vit. Heqja e sezonit na shtyhet për 2 vjet diplomimi. Detyrohemi të paguajmë”.thonë studentët.
(F.G/Faxweb)