Kryetari i Partisë Demokratike Hariz Mema është shoqëruar në komisariatin e policisë Sarandë me akuzën për tubim të paligjshëm.
E kanë quajtur keshtu protestën e të shtunës efektivët e policisë Sarandë edhe me këtë arsye kane shoqëruar kreun e PD.
Në këto momente Mema ka dalë nga ambientet e policisë duke u proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Ditët e fundit ka pasur një sërë shoqërimesh të drejtuesve të lartë të PD-së, për shkak se tentohet që të frikësohen mbështetësit e opozitës, që të pengojnë procesin zgjedhor.