Aktori Shia LaBeouf është vënë në prangat e autoriteteve të sigurisë pasi mori pjesë në protestën e organizuar kundër Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, në Neë York.
Ai u arrestua mëngjesin e së enjtes nën akuzën e kundravajtjes dhe ngacmimit ndaj një tjetër protestuesi, të cilin e kapi për shalli dhe e gërvishti në fytyrë.
Në një video të regjistruar aktori dëgjohet të thotë duke iu adresuar Trumpit “Ai nuk do të na ndajë”, në momentin që vihet në prangat e policisë. (XH.A/SHUPLAKA)((