Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar qytetarët janë mbledhur sërish para Ministrisë së Brendshme, për të protestuar pas ngjarjes së rëndë të javës së shkuar ku në plazhin e Potamit në Himarë u vra 7-vjeçarja Jonada Avdia, e cila u përplas nga skafi i drejtuar nga polici Arjan tase.
Mes parullave e thirrjeve të ndryshme, një prej tyre bën thirrje për të marrë fëmijët me vete e një tjetër teksa kërkon drejtësi për Jonadën, bën thirrje për të protestuar, mbrojtur dhe vrarë frikën bashkë.
Protestuesit do të kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro, por edhe drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.