13:10 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Protestojnë mjekët e Shkodrës: Gabimet mjekësore nuk janë vepër penale

09:40 | 01/12/2016
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Protestojnë mjekët e Shkodrës: Gabimet mjekësore nuk janë vepër penale

Mjekët e spitalit të Shkodrës kanë dalë në protestë që prej mëngjesit, pasi sipas tyre gabimet mjekësore nuk janë veper penale.

Stafi mjekësor i referohet nenit 96 të kushtetutës dhe shpjegojnë se nuk ka një ligj për përgjegjësitë e personelit mjekësor.

Ata thonë se protestat do të vijonë çdo ditë të enjte, dhe kanë si qëllimin sensibilizimin e ligjvënësve. Po ashtu, mjekët e spitalit të Shkodrës theksojnë se shërbimi në spital nuk do të ndërpritet në asnjë moment.

Në këtë protestë është i pranishëm edhe mjeku Edi Smalaj, i cili u arrestua vetëm dy javë më parë për korrupsion pasiv. Nën detyrën e shefit të Pavionit të Kardiologjisë në Spitalin Rajonal të Shkodrës ai u akuzua se falsifikoi dokumentet shëndetsore të pedagogut Simon Lufi, i cili gjithashtu arrestua nga policia para disa ditësh.

Smalaj është shprehur sot se kartelën e atë akuzuarit nuk kishte asnjë gabim dhe se akuzat për mjekim të parregullt naga ana e tij, nuk ekzistojnë. Ai e cilësoi ndalimin e tij nga policia me prapavijë.

Sipas njoftimit të policisë, arrestimi i mjekut Smajlaj u bë pas verifikimit të informacionit se në Spitalin Rajonal të Shkodrës po kryheshin veprime të jashtligjshme në favor të personave të arrestuar.

Zoti Smajlaj, i cili gjatë dy ditëve të fundit nuk kishte qenë në detyrën e mjekut të rojës, dyshohet se kishte falsifikuar kartelën mjekësore për pacientin Simon Lufi, pedagog në Universitetin e Shkodrës, i arrestuar vetëm një ditë më parë nga policia.

Sipas policisë mjeku firmosi shtrimin në spital të pedagogut Simon Lufi, me pretendimin se ky i fundit kishte probleme shëndetësore dhe të mos dërgohej në qelinë e paraburgimit. Lufiu u arrestua nga policia e Shkodrës nën akuzën se merrte rryshfet për nota kaluese.

Pas arrestimit të Smalajt, kolegët e tij të Spitalit Rajonal të Shkodrës kanë protestuar për dy ditë me radhë. Sipas tyre, Smalajt i janë privuar liritë e tij themelore pas “veprimit ekstrem” të Prokurorisë së Shkodrës.

mjeket

Etiketa: protesteShkoder
Pas

Buxheti në Kuvend, përplasje mes palëve. Polemika në rradhët e qeverisë

Para

Irina Shayk në pritje të ëmbël (FOTO)

Para
Irina Shayk në pritje të ëmbël (FOTO)

Irina Shayk në pritje të ëmbël (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sulmet e SHBA ne Iran, reagon Kremlini: Nuk është planifikuar asnjë telefonatë Trump-Putin

Merr flakë një banesë në Korçë, shkak një rrjedhje gazi. Përfundon në spital pronari

Situatë dramatike në Gazë: ‘’E sigurtë që na kanë harruar’’

Riaktivizohen zjarret në kodrat e Pikurit në Hiramë, nis nderhyrja me helikopter

Në kërkim për grabitje e tentativë vrasje, vihet në pranga 33-vjeçari Erjon Mera, do të ekstradohet drejt Italisë

Blushi publikon dokumentin zyrtar të SPAK: Bie zyrtarisht akuza ndaj Z. Ilir Meta për gjoja lobimin 1 milion USD për foto me Trump. Kështu do bien edhe të gjitha akuzat e tjera

Sulmet në Iran. Albin Kurti në krah të SHBA-ve: Janë aleati ynë kryesor, partneri i pazëvendësueshëm dhe miku special

Shkodër/ Gjendet pa shenja jete një 54-vjeçar në banesë

PD:Monopole dhe korrupsion në menaxhimin e pyjeve dhe kullotave, 800 inxhinierë pyjesh të papunë, ndërsa tenderat i fitojnë ish-zyrtarë të dënuar për afera të ndryshme

Sulmet ne Iran, ambasada e SHBA në Tiranë shpërndan mesazhin e Trump

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.