Protesta e opozitës ka hyrë sot në ditën e saj të katërt. Ndërkohë që në këto moment po zhvillohet një takim i organizuar pranë çadrës së opozitës me të rinjtë. Në fjalën e tij Basha tha se protesta nuk do të ndalet deri në largimin e kësaj qeveroe.
‘’Shumica absolute që treguat të shtunën do jetë më e madhe shumë shpejt. Kur çdo institucion ka rënë, kur shteti ligjor ka rënë, parlamenti dhe drejtësia kanë rënë, kur ekonomia ka rënë sepse pasuria është në duart e një grushti olgarkësh, kur mediat kanë rënë, a nuk është koha ta rrëzojmë këtë qeveri?
Dy rrugë ka: ose do të pranojmë të shkatërrojnë ose do të qëndrojmë bashkë këtu derisa të rrëzojmë këtë qeveri’’, është shprehur Basha.
Ndërkohë në shqetësimin e tij një nga protestuesit që ishte edhe nga Skrapari, i cili kishte humbur punën shprehej se kjo protest popullore bën mirë të shtrihet në të gjithë vendin.
‘’Unë jam psikolog dhe ju them se ai i gjati ka frikë nga kjo protest, pavarësisht se çfarë thotë. Dua që kjo protestë popullore të shtrihet edhe në Skraparin tim. Skraparit nuk i kanë munguar burrat’’, është shprehur protestuesi. (E.K/SHUPLAKA)