15:15 | 19/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Protestuesit do zaptojnë katin e parë të kryeministrisë”, zbulohet ku do ‘gjejnë strehë’ Rama dhe ministrat të shtunën

10:35 | 14/02/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Lista e Pashallarëve”, cilët janë kryebashkiakët që kanë mbajtur 3 mandate

Ditën e shtunë opozita do të zhvillojë protestën e paralajmëruar prej një muaji, ndërsa ka aludime se mund të ketë dhe përdorim të forcës dhe të dhunës. Gazeta Koha jonë në një editorial të publikuar sot bën të ditur se kryeministri Rama dhe qeveria e tij do të ‘’fshihen’’ në Vlorë, e më konkretisht në fshatin Kuç.

Shkrimi i Koha Jonë:

Kryeministri ditën e shtunë do shkojë në Vlorë, gjoja në një takim me “popullin”. Burime konfidenciale thonë se është dërguar ish-ministri Gjiknuri që të gjejë strehim për qeverinë në zonën e Kuçit, ndërkohë që Berisha bën thirrje popullit të Vlorës që “na e ktheni në Tiranë Edi Ramën se duam te kryeministria”.

Analisti i njohur Andi Bushati deklaron se protestuesit duhet të pushtojnë katin e parë të kryeministrisë, sallën COD, ku ti flasin shqiptarëve se si nuk duhet qeverisur Shqipëria, se si mund të kemi një qeveri për gjithë shqiptarët e jo për një grup biznesmenësh shumë të pasur. Plani opozitar mbetet rrethim total i godinës së kryeministrisë deri në dorëheqjen e kryeministrit.

PD dhe LSI e kanë ndarë mendjen se e shtuna do sjellë rrëzimin e qeverisë Rama, me hir apo me pahir. Vendosmërinë e këtij vendimi e kanë thënë qartë Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, të cilët nuk kanë lenë asnjë shteg për t’u keqkuptuar se çdo të ndodhë me 16 shkurt. Të dy, dhe krejt opozita, janë për një qeveri tranzitore e cila të ketë mbështetjen e krejt spektrit politik shqiptar ku misioni i saj do të jetë marrja e statusit kandidat në qershor si dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe vendore në një ditë brenda këtij viti.

Pasnesër, pra të shtunën, protesta pritet të jetë me tone të forta dhe me shpirt të madh përballje, sepse varfëria e njerëzve si dhe bashkëdrejtimi i qeverisë me krimin e organizuar nuk kanë lenë asnjë zgjidhje tjetër për me datë 16 shkurt. Pra të shtunën përplasen dy botë, bota e qeverisë e lidhur me oligarkët dhe krimin e korrupsionin si dhe bota e njerëzve që duan një jetë më të mirë e cila ka opozitën si mbështetje.

Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë bërë thirrje dhe kanë premtuar qytetarëve shqiptarë se me këtë protestë janë të vendosur që ta rrëzojnë kryeministrin për ti hapur udhën një qeverie tjetër, e cila të mos ketë asnjë lidhje me krimin e mafian vendase. Paralajmërimi publik i Bashës dhe Kryemadhit është një bast i madh për karrierën e tyre politike, pasi nëse nuk mbajnë fjalën duke u përballur me kryeministrin që siç thonë është në pushtet me zgjedhje të blera nga bandat siç publikoi “Zëri Amerikës”, pra ata të dy duhet të ikin nga politika, nëse dështojnë. Basha dhe Kryemadhi kanë përgjegjsinë e thirrjes së popullit para kryeministrisë, në sensin se po i sjellin me besimin e madh se të shtunën e rrëzojnë kryeministrin Rama. Ndaj me datë 16 shkurt do të jenë me “kuç e maç” krejt Shqipëria sepse kanë zemërim në shpirt dhe besim në mendje se dyshja drejtuese e Opozitës do t’ju prijë në ballë të përballjes me njerëzit e kryeministrit.

Në fakt një pjesë të planit të vendosjes së autoritetit të popullit mbi vendin e krimit që drejton shqiptarët e ka thënë mbrëmë analisti i njohur Andi Bushati. Ja se ç’shkruan mbrëmë Andi Bushati: “Ata kanë fatin e madh se Rama e ka hequr gardhin e kryeministrisë dhe ka ngritur brenda saj sallën COD ku venerohet kulti i tij. Pikërisht atë mund të pushtojnë qytetarët të shtunën. Jo zyrën e shefit të qeverisë, por qendrën për dialog dhe komunikim. Le ta rrëmbejnë atë hapsirë ku përkëdhelet vaniteti i liderit global dhe le ta shndërrojnë në një aulë ku diskutohet për demokracinë, zgjedhjet e lira, PPP-të, reformën në drejtësi dhe lidhjen e politikës me krimin. Le ta zaptojnë atë dhe të mos shkulen prej aty duke dëshmuar se ligji mund të mos përfillet kur është fjala për të kufizuar pushtetarët.

Duke ndërmarë këtë “sakrilegj”, nuk do të kishin nevojë as për të djegur goma në boulevard, as për të thyer xhama, as për të rekrutuar “kokëpalërë” që do përleshen me policinë, as për të ngritur një çadër bis.

Me këtë akt, nuk do të bezdisnin njerëzit, por sunduesin e tyre, duke dhënë edhe njëherë mesazhin, se turmën nuk e përdorin si mish për top për një pazar më të madh.

Duke marshuar vetë të parët poshtë markizës së Phillipe Parreno, Basha dhe Kryemadhi do të jepnin një sinjal të qartë se nuk ndajnë asgjë të përbashkët me modelin Rama, se ata nuk presin më prej tij, se ashtu sikurse tha tek “Të Paekspozuarit”, kryetarja e LSI-së, 16 shkurti do të jetë dita, kur dikush duhet të ikë, ose kryeministri ose ata si drejtues opozite”.

Më mirë se Bushati nuk ka mendje e lirë që e parashikon fatin e kryeministrisë ditën e shtunë, ndonëse mund të jetë sebep dhune të dynanshme. Natyrisht që nuk mund të preket kryeministria si institucion, ndonëse zoti Bushati ka mendim radikal për ta rrëzuar Ramën. Salla COD dhe rrethimi duke mos lejuar të hyjë kryeministri në zyrë dhe as qeveria, do jenë prioritetet e së shtunës, duke e shndërruar godinën e qeverisë në një sallë ku populli të vendosë, natyrisht pa thyer asgjë, as edhe një xham, por duke rrëzuar vendin ku merren vendime për oligarkët, vendin ku firmosën tenderime, koncensione, abuzime, PPP apo ku hyjnë natën pjestarët e bandave më të sofistikuara kriminale, pra realisht populli e ka rrëzuar Edi Ramën.

Ndërkohë kryeministri ditën e shtunë do shkojë në Vlorë, gjoja në një takim me “popullin”, por e verteta mbetet se ikën nga frika se mos populli do të marrë drejtimin e fatëve të vendit në Tiranë. Burime konfidenciale thonë se është dërguar ish-ministri Damian Gjiknuri që të gjejë strehim në zonën e Kuçit, në male, nëse protestuesit marrin fatin e vendit në dorë.

 

Etiketa: 16 shkurtedi ramaprotestarama ne kucstrehimvlore
Pas

Ngacmini ndaj studentes në Shkodër, reagon dekani: Kërkojmë rritje të sigurisë!

Para

Lulzim Basha ia thotë edhe Talat Xhaferrit: Ne gjendemi në mortin e dytë, të shtunën protesta më e madhe e historisë

Para
“Mos pëllit!”, Basha paralajmëron Ramën për kabinetin e ri: Tani do të të djegë shumë më shumë

Lulzim Basha ia thotë edhe Talat Xhaferrit: Ne gjendemi në mortin e dytë, të shtunën protesta më e madhe e historisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rumania zgjedh Europën. Humb presidencialet kandidati i ekstremit të djathtë

Aksident në aksin Fier-Patos/Automjeti përplaset me autobusin e linjës, drejtuesi përfundon në spital

GJKKO dërgoi dosjen “Partizani” për gjykim, Gjokutaj: Do të ecet me gjykim të zakonshëm, ja pse nuk kërkojmë gjykim të shkurtuar

“Përplasja” në distancë për titullin, liga Serie A vendos kur luhen ndeshjet e Napolit dhe Interit

Drejtori i Policisë së Shtetit takon zyrtarë britanikë për thellimin e bashkëpunimit

LAJMI I FUNDIT/ Dosja “Partizani”, GJKKO kalon për gjykim ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi

Vatikan/ Papa Leoni XIV zhvillon një takim me zëvëndëspresidentin amerikan JD Vance dhe Sekretarin e shtetit Marco Rubio, në fokus konfkliktet në botë

Serbi/ Arrestimi i aktivistëve, vazhdon bllokada e gjykatës në Novi Sad

Sulm me thikë në aeroportin e Gran Canarias, policia spanjolle vret 18-vjeçarin në sytë e turistëve

Denoncimi i PD për votat e Greqisë: KQZ të mos miratojë asnjë rezultat, por të kryejë një auditim të plotë të këtij procesi, me ekspertë të pavarur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.