Kreu i PD-së Lulzim Basha ftoi protestuesit të marshojnë drejt Parlamentit, por menjëherë pas kësaj forca shtesë të FNSH-së mbërritën, ndërsa gazetaret e Fax Neës raportojnë nga terreni se gjithashtu në të gjitha pallatet përreth janë vendosur snajperë.
Në fjalimin para Kryeministrisë Basha u kërkoi protestuesve të ruajnë qetësinë pasi dhuna sipas tij i shërben vetëm Edi Ramës.
Opozita e bashkuar sot mban protestën e 8-ë kombëtare, ndërsa prej 16 shkurtit ka nisur një sagë protestash para Kryeministrisë, Parlamentit dhe institucioneve më të rëndësishme në vend. Protestë kjo që shoqërohet me vendimin e presidentit Meta për të shtyrë zgjedhjet lokale të 30 Qershorit.
Deputetët e PD-së dhe LSI-së vendosën të digjnin mandatet e tyre në shkurt të këtij viti pas zbulimit të disa hetimeve të prokurorisë së Krimeve të Rënda se zyrtarë të lartë kanë ndërhyrë nëpërmjet shitblerjes së votës në zgjedhjet e shkuara parlamentare.
Kjo kauzë e opozitës u përforcua dhe pas artikullit të tabloidit gjerman BILD ku u publikuan 6 përgjime të bisedave të zyrtarëve të lartë të PS-së në Durrës me eksponentë të rrezikshëm të krimit, jo vetëm në vend.
Lideri i PD-së, Lulzim Basha në protestën e së dielës së shkuar paralajmëroi se nuk do të kishte më fjalë dhe se në protestën e ardhshme fjala do ti lihej sovranit.