Sot u dorëzua një kërkesë në protokollin e Ministrisë së Energjitikës nga protestuesit e Zharrëzës. Protesta dhe qëndresa e Zharrëzës sipas tyre do të vazhdojë deri në plotësimin e këtyre kërkesave.
Ata kërkojnë mënyrën se si do të bëhet vlerësimi i dëmeve. Po ashtu ata kërkojnë që termi “sipas kostos mesatare” të korrigjohet me “vlerën e tregut”.
Ata gjithashtu kërkojnë të hartohet një projektvendim të dytë për gjendjen mjedisore të Zharrëzës. Banorët thonë se për ta shëndeti i fëmijëve të tyre është më i rëndësishmi.
Banorët e Zharrëzës prej disa ditësh kanë ardhr në Tiranë me këmbë në shenjë proteste për dëmet që u kanë shkaktuar “tërmetet” që Bankers ka sjellë nga shpërthimet për naftë.
Ata kërkojnë prej kohësh rivlerësim të dëmeve që kanë në shtëpitë e tyre në Zharrëz dhe një mjedis të pastër pasi kompania e naftës sipas tyre ka sjellë në ekosistem një dëm të madh.
(M.D/ Shuplaka)