Në një kohë që protestuesit kanë hyrë në shkallët e kryeministrisë dhe kanë çarë kordonin e Policisë, ka ardhur dhe mesazhi i presidentit të vendit Ilir Meta.
Presidenti Meta është shprehur për mediat: Protesta të vijojë paqësore, të evitohen konfrontimet.
Kujtojmë se situata u agravua pas fjalës së Bashës, i cili bëri thirrje për qëndresë dhe rezistencë, ndërsa tha se me pjesëmarrjen e sotme qytetarët klishin vendosur se kush është mazhoranca.
Sakaq Policia ka bërë thirrje për qetësi, ndërsa derimë tani nuk ka pasur një reagim nga ana e kryeministrit Rama, i cili është raportuar gjatë ditës se ndodhet në një vizitë zyrtare në Katar.
Discussion about this post