Dhjetra protestues janë mbledhur ditën e sotme në aksin Korçë-Bilisht, në pritje të kryeministrit Rama i cili do të jetë i pranishëm gjatë një takimi elektoral në Devoll.
Protestuesit kanë qëlluar me shishe dhe mjete të tjera mbi makinat e Ministrisë së Brendshme, ndërsa sipas raportimeve mësohet se në këtë rrugë ka kaluar vetëm një pjesë e eskortës së kryeministrit dhe se ky i fundit nuk dihet nëse ishte në mjet.
Po ashtu për të evituar përplasjen, sipas burimeve eskorta e Ramës ka devijuar intinerarin duke kaluar nga një tjetër rrugë nga Arrëza, dhe se kryeminitri ka mbërritur rreth 30 minuta me vonesë në takim.
Kujtojmë se situata u tensionua deri në përplasje pak minuta më parë jo vetëm midis protestuesve me policinë, por debate ka pasur edhe midis ish-deputetit të Partisë Demokratike Ervin Salianji dhe zv. Drejtorit të Policisë së Shtetit Gjovalin Loka.
Po ashtu, mësohet se protestuesit kanë shprehur revoltën e tyre duke vendosur të mos largohen nga protesta në afërsi të fshatit Cangonj, por të presin kryeministrin Rama deri në kthim.
(B.L/FAXWEB.AL)
Discussion about this post