Mijëra qytetarë janë mbledhur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” të cilët protestojnë kundër qeverië dhe kryeministrit Edi Rama.
Protesta e sotme është lajmëruar se do të jetë tërësisht paqësore ndërkohë që kanë rënë në sy simbolikat që po shpalosin protestuesit.
Ato fillojnë që me përdorimin e kafshëve të veshur me një mbishkrim “Rama Ik’ kionkretisht të dy gomerëve që janë vendosur përpara kryemibnistrisë, “kutve të votimit” mbi të cilat hedhin fletushka në të cilat shkruhet “Rama Ik”.
Më pas “fletët e votimit”me mbishkrimin “Rama ik” janë hedhur para kryeministrisë.
Pasi kutia u mbush me “votat” Rama ik, fletët po hidhen para kryeministrisë për të treguar se qytetarët shqiptarë e refuzojnë Edi Ramën dhe duan largimin e tij. Veprimi simbolik i protestuesve është edhe si mesazh se shqiptarët duan që të votojnë pa Edi Ramën kryeministër, si e vetmja rrugë për të pasur zgjedhje të lira e të ndershme, ku ata të mund të zgjedhin.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/343584306561513/
(F.GJ/FAXWEB.AL)