Na ndajnë pak minuta nga protesta e paralajmëruar e opozitës për ketë të enjte. Ndërkohë që protestuesit vijojnë të grumbullohen në pikat e caktuara në rrethe, ka filluar edhe shpërndarja e deputetëve të cilët do të shoqërojnë ata gjatë protestës së sotme.
Burimet bëjnë me dije se gjatë protestës së sotme përsa i përket LSI-së, kryetarja Monika Kryemadhi, Sekretari i Përgjithshëm Endrit Braimllari, ish-deputetët Nasip Naco dhe Nora Malaj do të jenë te rrethrrotullimi i Plepave në Durrës.
Ndërsa në Tiranë, në protestën e cila do të mbahet tek sheshi Shqiponja, ku është paralajmëruar bllokimi i rrugës për rreth një orë, protesta do të shoqërohet nga Petrit Vasili, Klajda Gjosha, Floida Kerpaci dhe Silva Caka.
Në Elbasan do të jetë Edmond Haxhinasto, në Milot, Viktor Tushaj, Përparim Spahiu dhe Agron Cela. Ndërsa në Fier, do të jetë ish-deputetja Kejdi Mehmetaj.
Ndërkohë në Milot, ku merr pjesë edhe kryedemokrati Lulzim Basha, bëhet me dije se forca të shumta të policisë po monitorojnë protestën nga ku edhe kanë bërë thirrje ndaj qytetarëve që të lirojnë rrugën pasi sipas tyre po shkelin ligjin.
Në videon e mëposhtëme jane ish-deputetët Salianji, Boçi dhe spaho në Elbasan.
Discussion about this post