00:49 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Proteza falas për pacientët me dëmtime të shtyllës kurrizore, Beqaj: 1.2 miliardë investim

10:55 | 14/01/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Proteza falas për pacientët me dëmtime të shtyllës kurrizore, Beqaj: 1.2 miliardë investim

Për herë të parë në Shqipëri, pacientët me dëmtime të shtyllës kurrizore do të mund të përfitojnë proteza tërësisht falas dhe me një standard cilësor, tejet të lartë. Ky shërbim filloi të ofrohet që prej dy javësh në Spitalin Universitar të Traumës, ku janë realizuar me sukses të plotë edhe pesë ndërhyrjet e para.

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj vizitoi mjediset e spitalit ku takoi nga afër dy prej pacientëve që kanë realizuar ndërhyrjet. “Janë 300 milionë lekë në vit që janë investuar për këtë qëllim të shërbimi i Neurokirurgjisë në SUT bashkë me 400 milionë tek Trauma dhe 500 milionë te shërbimi Universitar i Ortopedisë, domethënë 1.2 miliardë vetëm në këtë spital, që është Qendra Kombëtare e Traumës së vendit financojmë këtë vit protezat. Dhe është pjesë e financimit prej 1.8 miliardë që është në gjithë vendin”, tha Beqaj.

Po kështu ai theskoi se kjo është një ndihmë jo vetëm për pacientët por edhe për mjekët pasi ju jep mundësi atyre të shprehin më të mirën në profesionin e tyre. “Është goxha ndihmë, besoj unë, në radhë të parë për pacientët, është edhe për ju vetë që punoni përditë, domethënë, qoftë sepse arrinit shërbeni njerëzve, arrini të shprehni më të mirën tuaj në profesion, për fat të mirë ne edhe, me sa e konfirmoni ju, dhe cilësia e protezave dhe instrumentave që bëjnë të mundur është goxha e lartë”, nënvizoi ai.

Kreu i Shëndetësisë solli edhe një herë në vëmendje investimet që po bëhen në spitalin Universitar të Traumës, duke theksuar se në pranverë do të jenë gati edhe mjediset e rikonstruktuara të Fizioterapisë së këtij spitali, ku të sëmurët do të kenë mundësi të bëjnë më shpejtë edhe fazën e rikuperimit.“Ne kemi filluar në Shtator me pjesën ortopedike, tani u bëmë rreth 2-3-javë besoj që kemi filluar me ju. Por vetëm në Ortopedi kemi bërë këtë, Traumë dhe Shërbim Universitar, rreth 370 operacione ku protezat kanë qenë të financuara në spital”, deklaroi Beqaj.

Ndërkohë, Dr. Fatos Olldashi, Shef i Departamentit të neurokirurgjisë në Spitalin Universitar të Traumës, shprehet se protezat që po përdoren, përveçse janë të një cilësie tepër të lartë, ndihmojnë edhe në fazën e rikuperimit të pacientit. “Kjo ndikon në radhë të parë tek të sëmurët që shërohen shpejtë, hyjnë në aktivitet normal shumë shpejtë. Në qoftë se më parë, për një të sëmurë me dëmtime të shtyllës kurrizore, do të duhej që të mbahej në spital në regjim shtrati 6 deri në 8 javë, domethënë 2 muaj të qëndronte në kushtet e spitalit, sot ky i sëmurë mbahet vetëm një javë, deri në momentin që shërohet plaga dhe hiqen suturat dhe pastaj kthehet në shtëpi”, shprehet Dr. Olldashi. (J.V/Shuplaka)

 

 

 

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”757″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″] 

 

 

 

 

Etiketa: ilir beqjapritezat ne shhtyllen kurizore
Pas

Aksidentoi për vdekje në gjendje të dehur djalin 11-vjeçar të ish-zv/ministrit Avenir Peka, lirohet Uarda Çota

Para

Këto janë gratë që lënë sot qelitë e burgut 325 (EMRAT)

Para
Këto janë gratë që lënë sot qelitë e burgut 325 (EMRAT)

Këto janë gratë që lënë sot qelitë e burgut 325 (EMRAT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mesazh i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, drejtuar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

AKU zbardh analizat për rastin e helmimit në Gramsh dhe paralajmëron dezinformatorët

Raporti: Koreja e Veriut i dorëzoi Rusisë 20.000 kontejnerë me municione

Barcelona pezullon marrëveshjen e miqësisë me Tel Avivin për shkak të situatës në Gaza

Tjetër mesazh i koduar i ambasadës së SHBA: Minimi i zgjedhjeve kërcënon…

FOTO/ Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, shfaqet në konferencë me Trump! Presidenti amerikan i dhuron “çelësin e artë”

Masat ndëshkuese të BE, për dy vite Kosovës i pezullohen mbi 613 milionë euro

EMRI/ Të shtëna në Durrës, plagoset një person

Alarm për bombë tek Hotel Plaza/Rezulton lajm i rremë

Elbasan/ Dy 14-vjeçarë ngacmojnë seksualisht një të mitur, e filmojnë dhe postojnë në rrjetet sociale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.