17:02 | 15/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Prova e re rrëzon mbrojtjen, Ardit Gjoklaj u vra brenda në landfill

08:44 | 12/12/2016
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
0
Prova e re rrëzon mbrojtjen, Ardit Gjoklaj u vra brenda në landfill

Një provë shumë e rëndësishme ka dalë nga hetimet për vdekjen e të riut Ardit Gjoklaj, i cili humbi jetën në landfillin e Sharrës, më 7 gusht të këtij viti. Kanë qenë dëshmitë nga kompanitë celulare të telefonave ato që kanë ndihmuar në këtë proces. Nga të dhënat nga grupi hetimor mësohet se telefoni që iu gjet në xhep të riut ishte i shtypur cka tregon për një vrasje të mundshme nga pakujdesia. Fakti që tabulatet telefonike tregojnë se telefoni i viktimës ka qenë aktiv deri në orët e para të mëngjesit tregon se alibitë e mbrojtjes nuk qëndrojnë. 

Detaje nga hetimi:

Pas kërkesës së Prokurorisë për të ditur vendndodhjen e Ardit Gjoklajt natën kur ai u gjet i vdekur, pas një memoje të drejtuar nga avokatët e katër personave të dyshuar deri tani për ngjarjen e rëndë vjen përgjigja. Përgjigjja e mbërritur në organin e akuzës, është se telefoni i Ardit Gjoklajt është loguar në antenën më të afërt me zonën e landfillit të Sharrës natën mes 6 dhe 7 gushtit 2016, kur dyshohet se ka ndodhur edhe goditja e viktimës me ekskavatorin e mbeturinave, duke i shkaktuar vdekjen.

Më konkretisht, në përgjigjen e mbërritur në Prokurori konfirmohet fakti se viktima ka lëvizur në zonën e Kombinatit natën e ngjarjes dhe pas orës 3 e gjysmë të mëngjesit, kohë kur mendohet se ka ndodhur edhe goditja aksidentale me kovën e ekskavatorit. TELEFONI, “I SHTYPUR” Sinjali i fundit i telefonit të viktimës ka qenë në orët e para të mëngjesit të datës 7 gusht, pasi, siç është konfirmuar edhe nga këqyrja në vendin e krimit, aparati celular është mbajtur nga Ardit Gjoklaj në xhepin e bluzës që kishte veshur.

Pas zbulimit të trupit të pajetë në pirgun e plehrave, celulari është gjetur i shtypur në xhepin e bluzës së viktimës, në pjesën e gjoksit, në krahun e majtë të trupit. Lokalizimi i viktimës përmes celularit është bërë me sinjalin që aparati ka dhënë deri në momentin kur është dëmtuar si pasojë e goditjes nga mjeti, që ka goditur edhe viktimën Ardit Gjoklaj.

Pas marrjes së kësaj prove, por edhe bazuar në deklarimet e dëshmitarëve dhe ekspertizën mjekoligjore, prokuroria ka rrëzuar të gjitha pretendimet e ngritura nga ana e avokatëve të katër personave të pandehur për këtë çështje. Në hetim nga prokuroria për tri akuza janë shtetasit Besnik Braha, 53 vjeç, me detyrë përgjegjës firme, Edmond Kollari, 40 vjeç, drejtues ekskavatori, Dëfrim Hakrama, 44 vjeç, përgjegjës turni dhe Bujar Daja, 45 vjeç, përgjegjës i punonjësve.

Ata akuzohen nga prokuroria se kanë kryer veprat penale “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “drejtim mjeti në mënyrë jo të rregullt”. Edmond Kollari, i cili ka qenë drejtues i ekskavatorit, sipas akuzës, ka qenë i papajisur me leje drejtimi (patentë) përkatëse.

Pas

11 apo 12 Dhjetori, pse PD-ja ka festuar dy data themelimi ?

Para

Missi i parë shqiptar kërkon të ndalet koha: Gjithmonë dhjetor

Para
Missi i parë shqiptar kërkon të ndalet koha: Gjithmonë dhjetor

Missi i parë shqiptar kërkon të ndalet koha: Gjithmonë dhjetor

Discussion about this post

 



Të Fundit

Antonio Costa në Tiranë/ Presidenti i Këshillit Europian pritet nga Rama në Kryeministri

PS i kërkon Celibashit të nisë numërimi i votave nga Greqia, Balla: Më pas le t’i kontestojnë

Samiti i Tiranës, zbardhet agjenda e takimit të 6 të Komunitetit Politik Evropian

Avionë 400 miliardë dollarësh nga Katari, polemika në SHBA: Trump po shkel kushtetutën, ka konflikte interesi

Tiranë/ Samiti i Komunitetit Politik Europian, Rama pret në kryeministri presidentin e Këshillit Europian

Përndoqi një shtetase boshnjake, arrestohet 37-vjeçari shqiptar në Kroaci

Gjithë drejtuesit kryesorë të BE-së dhe kryeministrat e shteteve më të rëndësishme të Europës, uruan një ditë më parë për fitoren e zgjedhjeve të 11 majit, kryeministrin Edi Rama

GEN-E-Albania: Tirana Bank gjithnjë në mbështetje të sipërmarrësve të rinj dhe inovacionit

Incidenti në qendrën e votimit në Kashar/ “SPAK duhet të hetojë”, Klevis Balliu: Autorët janë lejuar të largohen

Belinda Balluku pas përfundimit të numërimit në Fier: Mirënjohje për qytetarët dhe përkushtim për të ardhmen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.