Në makinën në të cilën udhëtonte prokurori Arjan Ndoja bashkë me soferin e tij Andi Maloku që ndërroi jetë mbrëmjen e sotme për shkak të plumbave të marrë, njëkohësisht edhee Aleksandër Laho njohur me nofkën “Rrumi”, janë gjetur prova të reja që mund të ndihmojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen.
Pas gjetjes së disa dokumentave për të cilat nuk është e qartë se çfarë përmbajnë saktësisht por që dyshohet se kanë çështje pronësie, është gjetur edhe një plumb.
Plumbi është zbuluar nga e ekspertiza balistike dhe është e padëmtuar ndërsa është shkrepur nga njëra prej armëve që qëlluan në drejtim të prokurorit Arjan Ndoja.
Pak më parë u raportua se është marrë në pyetje një nga personazhet e njohur të showbizzit shqiptar, e cila komunikonte me Redja Rrajën që ishte një modele e njohur.
Bëhet e ditur se vajza e njohur është pikërisht Kejvina Kthella. Hetimet kanë zbuluar se modelja e njohur kishte miqësi me Redjan Rrajën, i arrestuar pak ditë më parë, në pikën kufitare të Hanit të Hotit, në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria.
Prokurorët kanë sekuestruar telefonat e Arjan Ndojit, Aleksandër Lahos alias Pëllumb Muahrremi, Andi Malokut dhe Redjan Rrajës. Ky i fundit është i arrestuar i vetëm në lidhje me këtë ngjarje por është identifikuar gjithashtu edhe një person tjetër i implikuar në ngjarje.
Gjithashtu makina e autorëve është filmuar nga kamerat e një servisi afër vendngjarjes, ndërsa e njëjta makinë u gjet e braktisur në Shkafanë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post