19:44 | 19/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Provat për ish-ministrin/ ‘Si e çuam për ta rregulluar në Itali, skafin e Saimir Tahirit bashkë me Moisi Habilajn’

10:29 | 15/05/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Provat për ish-ministrin/ ‘Si e çuam për ta rregulluar në Itali, skafin e Saimir Tahirit bashkë me Moisi Habilajn’

Në dokumentin që Prokuroria e Krimeve të Rënda i paraqiti Gjykatës si prova të rëndësishme që duhet të mbanin Saimir Tahirin në masën e sigurisë “arrest me burg” ishte dhe dëshmia e dhënë nga punonjësi i policisë kuãtare Naim Brahimaj.

Në këtë pjesë të dytë të dëshmisë së Brahimajt, të cilën tvklan.al e publikon pasi ka siguruar dokumentin e prokurorisë, fliitet për udhëtimin drejt Brindizit në shtator të 2014 me Moisi Habilajn (i arrestuar në Itali) dhe Aurel Konakciun, për të rregulluar skafin të cilin mbante në përdorim Ministri i Brendshëm i asaj kohe, Saimir Tahiri.

Pjesë nga dëshmia e policit Naim Brahimaj:

“Pas rreth një muaji, Aureli e mori në telefon dhe i kërkoi ta shoqëronte për në Itali, ku do të dërgonte skafin (e përmendur më sipër) në servis. Shkoi në Vlorë dhe takoi Aurelin dhe Moisi Habilajn, ndërsa skafi ndodhej në vendin ku e kishin lënë të ankoruar.

Moisiu u kërkoi të shkruanin edhe emrin e tij, ndërsa shkoi në Kapiteneri dhe mori lejen e lundrimit. Udhëtuan të tre në drejtim të Italisë dhe mbërritën në Portin e Brindisit duke qenë Aureli kapiteni dhe ai motorist. Qëndruan disa ditë në Brindizi dhe tek skafi shkuan disa persona të cilët morën përsipër rregullimin e tij.

Gjatë ditëve të qëndrimit atje, shpenzimet u paguan nga Moisiu. U kthye sëbashku me Aurelin me traget në Durrës, ndërsa Moisiu ishte larguar një ditë më parë. Disa ditë pas kthimit Aureli e mori në telefon dhe e njoftoi se duhej të shkonin në Itali për të marrë skafin, i cili nuk ishte rregulluar. Shkuan me traget nga Durrësi në Bari dhe më pas në Brindizi me tren. Të nesërmen morën skafin dhe u kthyen në Durrës. E nxorën skafin në tokë dhe e lanë atë pasi ishte i prishur. Shpenzimet e udhëtimit nuk arriti të mësojë se nga kush u paguan”.

Naim Brahimaj në vitin 2014 ka mbajtur detyrën e ndihmës specialistit të Forcës Speciale, shofer dhe komandant skafi pranë repartit “Delta Force”. Ai aktualisht është punonjës policie me detyrën e inspektorit në Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Durrës./Tvklan.al

Etiketa: skaf
Pas

PD bllokon komisionet, çfarë veprimi ndërmori Taulant Balla

Para

Prezumimi i pafajësisë si një klishe e Oruellit ku “disa janë më të barabartë se të tjerët”

Para
Eduard Selami, çfarë i sjell garës?

Prezumimi i pafajësisë si një klishe e Oruellit ku "disa janë më të barabartë se të tjerët"

Discussion about this post

 



Të Fundit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është kërcënuar me jetë. Ja e-mail i cili ka mbërritur në adresën e Presidentes Osmani

Gara për Tiranën/ Përfundon numërimi, Olta Xhaçka në Parlament! Gjylameti, Majko, Kodheli e Felaj mbeten jashtë

Erion Veliaj bën rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”

Lista Serbe kërkon kompromis, ndërsa Prishtina vazhdon mbylljen e institucioneve të Serbisë

Ministri i Jashtëm kinez: Pekini respekton sovranitetin e Danimarkës në Greonland

Zjarri në shtëpinë e kryeministrit anglez, policia arreston të dyshuarin e tretë për ngjarjen

Aksident i rëndë në Itali! Kamioni përplaset me autobusin e mbushur me nxënës, vdes një mësues

Përfundon pas 2 orësh telefonata mes Donald Trump dhe Vladimir Putin/ Presidenti rus: Gati të punojmë për një Memorandum për Ukrainën përfshi armëpushimin

Franca çon kriminelët në xhungël! Burg i sigurisë së lartë në Guajanën Franceze

Joe Biden reagon pasi u diagnostikua me kancer: Na prek të gjithëve! Faleminderit për dashurinë dhe mbështetjen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.