Prej disa ditësh në media ka qarkulluar lajmi i anullimit të provimit për komisar në radhët e Policisë së Shtetit, për shkak të dyshimeve se disa prej kandidatëve ishin kapur duke kopjuar.
Ca më tej në media kanë dalë të dhëna dhe se ka përgjime se tezat u shitën për 4 mijë deri në 5 mijë euro para nisjes së provimit.
Lidhur me këtë situatë ka pasur një reagim ironizues dhe Ylli Dylgjeri, i cili me humor shkruan se një nga pyetjet e mëparshme që iu është bërë policëve në provime ishte dhe ajo se pse në pantallonat e tyre të uniformës kishte një vijë të kuqe anash.
Me humor ai thotë se me mundim policët e gjetën përgjigjen, e cila kishte të bënte me orientimin e tyre se në cilën anë duhet të vishnin pantallonat, duke lënë të kuptohet se niveli i testeve ka qenë i lehtë.
Reagimi i Ylli Dylgjerit:
Pyetjet e provimit për Komisaret në Polici u shitën 5000 euro!!! – Njofton media.
E çuditshme? Të ishte teza kaq e vështirë?
Nëse është e vërtetë, atëherë duhet tē besojmë te një teze provimi për policët që është bëre në vite të shkuara…
Pyetja në atë tezë ishte:
Pse në pantallonat e uniformës së policisë qepet nje vizë kuqe në anë?
Aso kohe, teza nuk u vodh. As u pagua ryshfet. Me mundime…por policët e zgjidhen.
Pergjigja ishte: Viza e kuqe e qepur në anë shërben për orientim nga ti veshim pantallonat.
….kur jepej alarm i vishnin edhe mbrapsht!!!
Ndërkohë lidhur me nxjerrjen e tezave ka një kallzim dhe në Prokurorinë e Tiranës. Pritet që javën e ardhshme të dëshmojnë nga kryepolici Ardi Veliu, zëvendësit e tij e po ashtu edhe Bilbil Mema, drejtori i Akademisë së Sigurisë.
Në rrethin e të dyshuarve rezultojnë edhe anëtarët e Komisionit dhe ata të ruajtjes së dokumenteve sekrete siç konsiderohet edhe teza e provimit për gradat “Komisar” dhe “Kryekomisar”.
(E.K/FAXWEB.AL)