12:33 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Provimi i licencës për mësuesit e rinj, QSHA bën publike datat sipas profileve

18:00 | 17/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Provimi i licencës për mësuesit e rinj, QSHA bën publike datat sipas profileve

Qendra e Shërbimeve Arsimore ka bërë publik kalendarin e datave të testimeve për të gjithë mësuesit e rinj, që janë në pritje për licencën si kusht për të kërkuar një vend pune në arsim.

Ky është sezoni i 12 i provimeve të shtetit të cilat nisin nga e hëna e javës së ardhshme, me datë 18 mars fillimisht me mësuesit e arsimit fillor, duke qenë se janë edhe më të shumtë në numër.

Pastaj procesi vijion me ata të shkencave sociale dhe të gjuhëve të huaja. Ky sezon provimesh do të zgjasë rreth tre javë, konkretisht deri në datën 3 prill, dhe do të përfshijë mijëra kandidatë për mësues, të cilët kanë përfunduar studimet bachelor e master, si dhe kanë kryer edhe praktikën e detyrueshme profesionale.

QSHA-ja ka bërë publike edhe listën e kandidatëve që do të testohen përgjatë tri ditëve të para, përkrah të cilëve ka vendosur datën dhe orën përkatëse. Sipas njoftimit të këtij institucioni kandidatët duhet të paraqiten një gjysëm ore përpara orarit kur nis provimi dhe duhet të tregohen korrekt pasi do të ketë penalizimi në raste të tilla apo për shkak të mungesave në dokumentacionin ekërkuar.

“QSHA-ja nuk do t’u mundësojë kandidatëve, të cilëve u mungojnë dokumentet (tabela ngjitur shkrimit), të marrin pjesë në provimin e shtetit për profesionin e rregulluar të mësuesit. Tarifa e depozituar për llogari të Qendrës së Shërbimeve Arsimore është e pakthyeshme dhe e vlefshme vetëm për sezonin aktual të provimit të shtetit”, thuhet në njoftimin e qendrës së testimeve, i cili ndërkohë u kujton kandidatëve se mund të futen në testim sa herë të duan. Mjafton të paguajnë një tarifë në rritje prej 2500 lekësh mbi tarifën bazë, që është 10 mijë. Ky lehtësim është vulosur vitin e shkuar me vendim qeverie, i cili ka liruar dorën në këtë anë, krahas shtrëngimit të notës mesatare 7 si kriter për t’u futur në një nga degët e mësuesisë.

Të mbahet në vëmendje që, në bazë të vendimit Nr. 560, datë 29.09.2018 të Këshillit të Ministrave, ‘Për përcaktimin e tarifave për shërbimet e ofruara nga Qendra e Shërbimeve Arsimore’ është parashikuar zhvillimi i provimeve të shtetit nga kandidatët, më shumë se pesë herë”. Sakaq, deri në dhënien e provimit, kandidatët mund të ushtrohen në testime nëpërmjet aplikacionit të provimeve të shtetit. Nga ana tjetër, në faqen zyrtare është në dispozicion dhe fondi i pyetjeve dhe programet orientuese për secilin profesion, nga i cili do të përzgjidhen në mënyrë rastësore pyetjet në tezën finale”.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: mesuesit e rinjprovimet e licencesqendra e sherbimeve arsimore
Pas

Mediat e huaja në Tiranë, Paloka: Rama e di shumë mirë, janë instaluar dhe presin rrëzimin e tij

Para

Flamuri kinez në qendër të aeroportit, ish-deputeti: Sfidë e hapur ndaj BE dhe SHBA

Para
Flamuri kinez në qendër të aeroportit, ish-deputeti: Sfidë e hapur ndaj BE dhe SHBA

Flamuri kinez në qendër të aeroportit, ish-deputeti: Sfidë e hapur ndaj BE dhe SHBA

Discussion about this post

 



Të Fundit

Lezhë/ Vijon operacioni “Koordinata”, arrestime dhe fidanë kanabisi të asgjësuar në Malin e Rrencit

Dyndje turistësh në Theth! Bizneset kërkojnë vëmendje: Probleme me energjinë elektrike dhe ndërtimet pa leje

E rëndë në Tiranë! Po punonte për çmontimin dhe heqjen e bolierit të ujë, por i ra në kokë, humb jetën 52-vjeçari

Helmimi i fëmijëve në kopshtin e Gramshit, policia nis hetimet për çështjen. Bllokohen kartelat e 6 pacientëve të shtruar në spital

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, dështon seanca edhe në përpjekjen e 21-të

Sulmi rus që la pas 12 të vdekur në Ukrainë, Zelensky: Heshtja e Amerikës dhe ndërkombëtarëve po e inkurajojnë Putinin

Mes tensioneve politike, mbahen sot zgjedhjet presidenciale në Venezuelë

Operacioni “Enigma” ku u vu në pranga Xhevdet Plaku dhe 6 të tjerë! Nën masa të larta sigurie, të arrestuarit mbërrijnë në gjykatën e Durrësit

Çështja e migracionit, Këshilli i Europës: Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut të mos vihet nën presion politik!

Shkodër/Kapet 31-vjeçari i shpallur në kërkim për disa vepra penale, dyshohet se është përfshirë në një konflikt për parkim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.