Një 16-vjeçar në SHBA ka ndërruar jetën, pasi konsumoi metamfetaminë të lëngët të kamufluar si lëng frutash.
Ngjarja ka ndodhur në kufirin meksikano-amerikan, ku djali nga Meksika u detyrua të pinte metamfetaminën. Policia amerikanë të kufirit i kërkuan ta gëlltiste për të provuar se nuk gënjente kur tha se ishte lëng.
16-vjeçari konsumoi një gllënkë të vogël dhe e mbylli përsëri kapakun, por policia nuk është bindur dhe i ka kërkuar ta provonte përsëri. Ai merr një gllënkë tjetër, por që fatkeqësisht rezultoi fatale për të.
Ai ndërroi jetë pas disa orësh nga mbidoza e drogës, ndërsa familja e viktimës ka hedhur në gjyq qeverinë amerikane dhe i kërkon dëmshpërblim 1 milionë Dollarë.
(S.SH/Shuplaka)