14:21 | 24/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Provokimi i Netanyahut në plazhin e Gazës: Hamasi s’do qeverisë më kurrë në Rrip, japim 5 mln dollarë për çdo peng të liruar

08:49 | 20/11/2024
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Provokimi i Netanyahut në plazhin e Gazës: Hamasi s’do qeverisë më kurrë në Rrip, japim 5 mln dollarë për çdo peng të liruar

Deti dhe plazhi i shkretë në sfond. Helmetën në kokë. Me një shprehje të qetë në fytyrë: Benjamin Netanyahu u kthye sot në Gaza, i shoqëruar nga ministri i ri i Mbrojtjes, Israel Katz, për t’i dërguar një mesazh Hamasit dhe botës. Ai zgjodhi korridorin Netzarim, kontrolli i të cilit (së bashku me atë të korridorit tjetër që përshkon Gazën, Philadelphi, në jug) ishte arsyeja e prishjes së marrëveshjes për armëpushim në korrik: “Hamas nuk do të qeverisë më kurrë Gazën. Jam këtu me ushtarët tanë që po arrijnë objektiva të rëndësishme. Po shkatërrojmë kapacitetet ushtarake të Hamasit dhe më pas do të kalojmë te ato qeverisëse,” deklaroi ai.

Kryeministri shtoi gjithashtu se për këdo që do të dorëzojë një peng (97 prej tyre janë ende në Gaza), do të shpërblehet me pesë milionë dollarë dhe një leje kalimi: “Kushdo që do t’i dëmtojë ata ka një çmim mbi kokën e tyre,” përfundoi ai.

Por përtej fjalëve, domethënës është vendi ku ato u thanë: korridori Netzarim përshkon Gazën në mes, në lartësinë e Bee’ri, një prej vendeve më të goditura më 7 tetor. Ky korridor u hap nga IDF në fillim të luftës dhe në korrik u bë objekt i një përplasjeje të ashpër mes Netanyahut dhe ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, i cili u shkarkua disa ditë më parë. Gallant kundërshtoi Netanyahun, i cili kërkonte mosbraktisjen e këtij korridori edhe përballë një marrëveshjeje që mund të shpëtonte pengjet, duke theksuar se as ai dhe as IDF nuk e konsideronin jetik kontrollin e tij, mbi të gjitha jo në kurriz të jetës së pengjeve.

Kjo nuk mbaron këtu: sipas planit të gjeneralëve – që parashikon izolimin e veriut të Gazës dhe largimin e popullsisë për shkak të mungesës së ushqimit dhe ndihmave – kontrolli i këtij korridori është thelbësor. Dhe përsëri: disa ditë më parë, në të njëjtën rrugë u shfaq Daniela Weiss, liderja e kolonëve që dëshirojnë të kthehen në Gaza. Ajo deklaroi se pikërisht aty, shtatëdhjetë familje izraelite janë gati të jetojnë, megjithëse hyrja e civilëve në Gaza nuk lejohet dhe IDF mohoi se kishte ndihmuar vizitën e saj.

Fjalët e Netanyahut i kanë dhënë Weiss-it dhe ndjekësve të saj një shpresë më shumë./La Repubblica

Pas

Presidenti Begaj nis konsultimet për datën e zgjedhjeve 2025! Pret sot PR, PBDNJ, PDIU e LZHK

Para

“Vendimi i Biden për armët mund të vonojë çdo zgjidhje”- Reuters: Putin i hapur për të negociuar me Trump për një armëpushim në Ukrainë

Para
“Vendimi i Biden për armët mund të vonojë çdo zgjidhje”- Reuters: Putin i hapur për të negociuar me Trump për një armëpushim në Ukrainë

“Vendimi i Biden për armët mund të vonojë çdo zgjidhje”- Reuters: Putin i hapur për të negociuar me Trump për një armëpushim në Ukrainë

Discussion about this post

 



Të Fundit

400 mln lekë dëm buxhetit të bashkisë, Prokuroria Fier zbulon akuzat ndaj zyrtarëve

Tragjike në Gjermani, 19-vjeçarja kalon barrierat hekurudhore dhe përplaset për vdekje nga treni

Kontrabandoi naftë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 31-vjeçari në Goricë, procedohet edhe një doganier

Merr fund ‘saga’ e zgjedhjeve! Kolegji Zgjedhor ‘vulos’ rezultatin e 11 majit për Elbasanin, Durrësin dhe Fierin! Rrëzohen ankimimet e PD

Berisha: Edi Rama bleu vota me 450 leje për bandat e narkotrafikut! Karteli i Troplinëve shiti aksionet, ndërsa Dumani mbante mandatin e arrestit në xhep

Berisha: Rama shpërbleu në mënyrë të paligjshme kartelin Troplini për blerjen e votave, i dha 40 mijë m2 tokë publike për ndërtimin e kullave te stadiumi i Durrësit

Vendimi i qeverisë! Ndalohet ndërtimi mbi rrugë, sheshe dhe parqe! Rregullat për transferimin e lejeve e projektet në zonat rurale

Shkodër/ Arrestohen dy 19-vjeçarët, akuzohen se shfrytëzuan dy vajzat e mitura për prostitucion dhe mbajtje droge

A janë zgjedhjet lokale “mollë sherri” për bllokadën institucionale në Kosovë? Pse nuk bashkëpunojnë partitë politike me LVV

“Zullumet do bëhen më të vështira”- Kryeministri Rama prezanton Kryeinspektoriatin Digjital të Territorit: Do monitorohen aktivitetet shoqërore dhe shtetërore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.