“Turqia po prodhon armë, sepse ka fqinj të këqinj”, ka deklaruar presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, duke iu referuar Greqisë dhe Qipros.
Në një fjalim të mbajtur në Ankara para Administratës së tij Publike të kryeqytetit, Erdogan kryesisht ka folur për operacionet ushtarake në Afrin të Sirisë, ai e ka quajtur pushtimin e Qipros në vitin 1974 një “operacion paqësor” dhe ka shpjeguar pse qeveria e tij i jep rëndësi industrisë vendase të prodhimit të armëve.
“Amerikanët kanë 20 baza në Siri. Kanë dërguar 5 000 kamionë me armë dhe pajisje ushtarake tek kurdët aty. Kjo e dini se çfarë do të thotë? Ata s’do t’i përdorin ato kundër rusëve, por kundër nesh dhe Iranit dhe kjo do të thotë Luftë e Tretë Botërore. Duhet të përgatitemi për këtë”., – tha Erdogan duke marrë duartrokitjet e sallës duke shtuar se Turqia prodhon armë sepse ka fqinj të këqij, shkruan Greek Reporter.
Kjo deklaratë e fundit ka shkaktuar shqetësim edhe në Greqi pas tensioneve mes dy vendeve.
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post