Në këto ditë që vendi është i izoluar dhe shumë aktivitete janë pezulluar në kuadër të masave për parandalimin e koronavirusit, në Himarë është vendosur këto ditë kryqi grek .
Ka qenë historiani Arben Llalla që ka bërë me dije këtë, duke publikuar disa foto, ku thekson se Greqia po na provokon në kohën e koronavirusit dhe ndërkohë i kërkon përgjigje kryeministrit Edi Rama.
Postimi i plotë
Ndërtim pa leje vendoset kryqi grekë në Himarë më 3 Prill 2020. Një provokim i Greqisë në kohën e koronavirusit. Nuk e di Ramaqi çfarë do na thotë për kryqin që erdhi nga Athina dhe u vendos në Himarë. Ta shikojnë mirë shqipot. Përse grekofonët kur ndërtojnë kryqe, kisha, përmendore të kriminelëve grekë pa leje nuk i dënon Rama. Ika bashkëfshatar apo bashkëkombës? Kryqe të tjerë do vendosen nga Himara deri në Korçë se Rama i ka premtuar Greqisë për votën e BE. Ju dhjefsha BE me kushte të tilla. Financuesi i kryqit të sotëm në Himarë është Jorgo Skura. Kryqi u vendos në kohën e Karantinës. Mbetet që Edi Rama ta vërtetojë lajmin ose të na shpallë FAKE NEWS. Presim përgjigje me anë të policisë së Ramaqit në doganat shqiptare…