Presidenti Ilir Meta ka mbledhur mëngjesin e sotëm në një takim pune ambasadorët e vendeve të BE-së në Tiranë, ku sipas burimeve ka diskutuar me ta dekretin për anulimin e datës së zgjedhjeve lokale.
Ky takim mes Metës dhe ambasadorëve vjen në një ditë kur socialistët kanë depozituar në Kuvend kërkesën për shkarkimin e Metës, nënshkruar nga 55 ligjvënës.
Mësohet nga burime nga pallati i brigadave se Presidenti i ka sqaruar ambasadorët e BE për dekretin, për zgjidhjen e situatës si dhe përse shtyrja e zgjedhjeve mbeshtetet ne Kushtetute dhe tashme ka fuqi ligjore pasi eshte botuar ne Fletoren Zyrtare. Takimi ka zgjatur rreth 2 orë, po nuk ka pasur deklarata në përfundimin e tij.
Një takim me ambasadorët ka pasur pas vendimit të Metës edhe Rama, po derimë tani ndërkombëtarët kanë qendruar në pozicionet e tyre, dhe kanë refuzuar që të bëjnë rolin e negociatorit.
Si rrjedhojë e dekretit të Metës në një sërë qytetesh të vendit ka pasur përplasje mes drejtuesve të bashkive dhe punonjësve të policisë.
Të gjitha bashkitë e drejtuara nga të djathtët kanë kërkuar lirimin e KZAZ-e, po janë ndeshur përballë punonjësve të policisë, që nuk e kanë zbatuar kërkesën e tyre.
(E.K/Faxweb.al)