Pavarësisht se procesi i votimit ka përfunduar që në orën 20:00 dhe kutitë janë dorëzuar, procesi i numërimit në 4 KZAZ të Durrësit nuk do të nisë tani.
Kjo për shkak se komisionerët e dy partive kryesore politike, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, kanë kërkuar shtyrjen e numërimit të votave.
Arsyeja sipas tyre është sepse janë lodhur me punën në komisionet në qendrate votimeve. Kështu PS dhe PD kanë bërë një pakt që procesi i numërimit të nisë në orën 05:00 të mëngjesit. (D.D/Shuplaka)