Katër padi kanë mbërritur në Kolegjin Zgjedhor nga Partia Socialiste për zgjedhjet e 30 qershorit. Sipas burimeve 4 bashkitë Bashkitë e Devollit, Urës Vajgurore, Kuçovës dhe Konispolit
Me anë të kësaj kërkesë-padie, PS kërkon shpërndarjen e mandateve për 4 këshillat bashkiakë pasin kryetarët nuk e nisin dot detyrën pa bërë betimin përpara këtyre të fundit.
Ndërkohë për miratimin e vendimeve të këshillave bashkiakë nëse do të votonin pro marrjes së mandateve nga kandidatët për kryetar në zgjedhjet e 30 Qershorit, duhen 5 vota në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Por me sa duket një ngerç tjetër pritet të hapet për këtë çështje, pasi kryeatari i këtij institucioni, Klement Zguri me shumë gjasë do të votojë kundër, ndërsa PS ka vetëm 4 vota.
Nga ana tjetër, burimet theksojnë se Kolegji Zgjedhor ka nisur hedhjen e shortit për caktimin e trupës gjykuese lidhur me këtë çështje.
(F.GJ/FAXWEB.AL)