Kryeministri Edi Rama, e ka quajtur Reformën në Drejtësi, si një arritje të PS, e cila u bë vetëm falë vullnetit të saj.
Në një lidhje live ku u përgjigjej komentuesve, Rama u shpreh se ky është i vetmi fakt që duhet t’u bëjë shqiptarëve të ditur se në vend ka vetëm një forcë politike që po lufton të bëjë shtet.
“Ka një diskutim të vazhdueshëm e të pakuptueshëm për mua, jo po u fut ky apo ai në burg. Këto faturohen si faje apo përgjegjësi dhe e metë e PS, por pa PS dhe vullnetin tonë nuk do të ndodhte kjo që po ndodh që drejtësia të çlirohej nga kthetrat e pushtetit politike të veprojë pavarësisht se cilës anë i përket njëri apo tjetri. Nuk kishte ndodhur që të kishte më parë një person të lidhur me pushtetit që të vendosej para një drejtësie të pavarur.
Kemi rastin e Fatos Nanos por ai u dënua nga një gjykatë politike.
Drejtësia e pavarur arritje historike.
Vetëm për këtë nuk duhet të diskutohet fare se këtu ka vetëm një parti që lufton për të bërë shtet. Si çdo pyll që ka derrat e vet, edhe ne kemi individë që për fat të keq i përkasin drejtësisë dhe jo rrugës së PS.
Një gjë është e sigurt, që sot nuk ka më shumë korrupsion por ka më pak, ndryshe nuk do të ishim ulur në negociata me BE”, tha ai.