Presidenti Ilir Meta u është përgjigjur deputetëve të PS-së, të cilët ditën e sotme kanë firmosur një kërkesë ndaj Kuvendit me të cilën i kërkojnë shtimin e akuzave Presidentit të Republikës në lidhje me çështjet që po heton Komisioni Hetimor i ngritur posaçërisht për shkeljet e Presidentit.
Gjatë një konference të jashtëzakonshme ditën e sotme, ku foli për takimin që do të organizojnë më datën 8 dhjetor, Meta është përgjigjur dhe për shtimin e akuzave nga deputetët e PS-së të cilët duan ta shkarkojnë.
“Presidenti ka këtë qendrim që ua bëri të ditur këtu. Me deledeputetë presideni nuk ka asnjë shqetësim ka vetëm një raport me popullin shqiptar dhe po ju them në datën 8 dhjetor nuk ka asnjë flamur partie”- u shpreh Meta.
(M.Q/Faxweb.al)
Discussion about this post