00:43 | 16/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

PS kandidon një grua për zgjedhjet në Kavajë?

16:40 | 25/03/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
PS kandidon një grua për zgjedhjet në Kavajë?

Partia Socialiste pritet që të kandidojë një grua për kryetare të bashkisë së Kavajës.

Këtë fundjavë, raporton TV Klan, do të zyrtarizohet kandidatja që  do te zëvendësojë Elvis Roshin, në karrigen e kryebashkiakut.

Ajo mësohet se është drejtuese e një kompanie publike në qytetin e Kavajës.

Kandidatja potenciale është bashkëshortja e një përfaqësuesi të lartë të partisë socialiste të Kavajës, ndërsa lista e emrave të përfolur si kandidate të mundshëm ka qenë e gjatë.

Në kampin opozitar vëmendja mbetet të protesta.

Demokratët kanë deklaruar se vendimi për të mos u futur në zgjedhje pa u plotësuar kushti i tyre për qeveri teknike, vlen dhe për garën e 7 majit për bashkinë e Kavajës.

Por kryeministri Rama deklaroi se zgjedhje në Kavajë do të ketë edhe pse shprehu keqardhjen për vendimin e opozitës për të bojkotuar çdo proces zgjedhor.

Presidenti Nishani ka dekretuar caktimin e datës së zgjedhjeve për kryetar bashkie, bashkia Kavajë.

Vendimi ka ardhur menjëherë pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me heqjen e mandatit dhe shkarkimin e Elvis Roshit.

KQZ ia hoqi mandatin si subjekt i dekriminalizimit duke vënë në dijeni kryeministrin, i cili nga ana e tij ndërmori një veprim për të shkarkuar Rroshin, sipas nenit 115 të Kushtetutës.

Rroshi, sipas të dhënave të mbërritura nga organet e Drejtësisë në Zvicër dhe Itali, rezulton se ka precedentë penalë në trafik droge dhe përdhunim.

Në lidhje me rastin e trafikimit të drogës,  rezulton se për njërin nga emrat e përdorur nga Elvis Rroshi, ka edhe aktualisht një hetim.

Rezulton se shtetasi Ervin Rroshi, lindur më 03.12.1975 është dënuar për një përdhunim të kryer në vitin 1995 në Campobasso. Referuar përgjigjes së ardhur nga jashtë në Prokurori, në të njëjtën ditë është lëshuar një dekret për ekspuls, pra për ta përzënë shtetasin në fjalë nga Italia.

“Elvis Rroshi është kontrolluar në Milano në vitin 1997 dhe ka dhënë një deklaratë false. Në vitin 2000 ai është kontrolluar në Sesto San Giovvani, në Milano. Nuk rezulton se ai ka vuajtur dënimin”, theksohet në përgjigjen e ardhur në adresë të Prokurorisë nga Italia.

(M.D/ Shuplaka)

 

 

Etiketa: Elvis RoshiKavaje
Pas

Qytetari denoncon: Ç’po ndodh në Vlorë? Mbi 20 djem të mbytur në pak muaj

Para

Gjendet kufoma e një adoleshenteje në Shkumbin

Para
Gjendet kufoma e një adoleshenteje në Shkumbin

Gjendet kufoma e një adoleshenteje në Shkumbin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Jorida Tabaku drejt mandatit të deputetit në Tiranë, thellohet diferenca me 1620 vota mes saj dhe Ilir Alimehmetit

Sulmet ajrore izraelite vrasin të paktën 114 palestinezë në Rripin e Gazës

Lufta në Lindjen e Mesme, Trump: SHBA-ja do ta bënte Gazën “zonë të lirisë”

Korçë/ Operacion antidrogë, 2 të arrestuar dhe disa të shoqëruar! Sekuestrohet dhe një sasi kokaine

Thirrje për ndihmë/Dy nxënës të shkollës “At Shtjefën Gjeçovi” humbasin banesën nga zjarri

Rubio: Pa takim Trump-Putin, nuk ka përparim në bisedimet Ukrainë-Rusi

Tensionet nga zarfet e Diasporës, KQZ “përzë” vëzhguesit nga Parku Olimpik

Njoftimi përfundimtar/ Policia refuzoi lejen, PD e vendosur të mbajë protestën në Bulevardin “Zogu i Parë”

Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

Zelensky pas takimit me Erdogan: Rusia nuk ka dëshirë të ndalë luftën, kërkohet më shumë presion ndërkombëtar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.