Teksa Partia Socialiste ka nisur procedurat për shkarkimin e tij Presidentit, Ilir Meta do të zhvillojë sot një konferencë për shtyp në ora 16:00, në ambientet e Institucionit të Kreut të Shtetit.
Nuk bëhet e ditur ende se cili do të jetë komunikimi i Metës, që vjen në një situatë mjaft të tensionuar në vend, dhe në momentet e një krize institucionale.
Pas vendimit të tij për të shtyrë zgjedhjet lokale të 30 Qershorit, mazhoranca e drejtuar nga Edi Rama po tenton që të lëvizë të gjitha gurët, për të bërë të mundur shkarkimin e Metës, po që nuk do të mundet sa kohë që Gjykata Kushtetuese në vendin tonë është jashtë funksionit.
Juristët janë ndarë në dysh lidhur me ç’dekretimin që Meta I bëri datës së zgjedhjeve, duke thënë se presidenti ka të drejtë vetëm që ta caktojë datën e zgjedhjeve, po jo ta anulojë atë. Ca më tej dje Komisioni Qendror i zgjedhjeve në mënyrë të njëanshme, vendosi që të mos i bindet dekretit të presidentit duke vijuar procesin zgjedhor.
Kjo vendimarrje e KQZ-së tregoi dhe njëherë tjetër se ky isntitucion është qartësisht në varësi të forcave politike që propozojnë anëtarët, ndërsa kreu i Komisionit Klement Zguri braktisi mbledhjen duke thënë se ai kishte detyrimin që të zbatonte dekretin e presidentit, dhe nuk kishte tagër për të diskutuar atë. (Lexo edhe ketu qendrimin e Zgurit)
(E.K/Faxweb.al)