Burime nga Partia Socialiste bëjnë me dije se këtë javë nuk do të ketë seancë plenare, për shkak të angazhimit në fushatën e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit.
U është dhënë porosi deputetëve që komisionet që kanë detyra për të realizuar t’i përmbyllin gjatë kësaj jave.
Seancat për këtë muaj do të jenë vetëm në datat 13 dhe 20. Është lajmëruar që seanca e datës 13 është shumë e rëndësishme dhe s’duhet të ketë asnjë mungesë. Ende nuk dihet se çfarë do të diskutohet në këtë seancë që mungesat janë të pajustifikueshme.
Rama nisi të shtunën fushatën elektorale për zgjedhjet e 30 Qershorit, ku në shumicën e qyteteve në vend kandidatët e PS-së nuk do të kenë rivalë përballë.